Shqiptari rrahu barbarisht zviceranin përpara gruas dhe vajzës, por arsyeja banale do t'ju shokoj

Zvicra

Shqiptari rrahu barbarisht zviceranin përpara gruas dhe vajzës, por arsyeja banale do t'ju shokoj

Nga: Bota sot Më: 16 janar 2017 Në ora: 16:53
Ford Focus RS kur u parakulua djathtas nga një veturë Audi R8.

Jeta e A.K. mori një kthesë të paparashikueshme në 24 maj 2015: Pas një dalje me familjen për shëtitje gjeometri ndodhej në veturën Ford Focus RS kur u parakulua djathtas  nga një veturë Audi R8. «Automjeti mori kthesën djathtas dhe unë ia bëra me gisht, ku papritmas u ndodh përpara meje,” tregon 38 vjeçari për “20min”.

Një aksion i pamenduar mirë, por sikur të reagonte ndryshe do kishte pasoja më të rënda. Gjeometri nuk e dinte se në veturën tjetër ndodhej një shqiptar (29), i dënuar disa herë për shkelje të ndryshme ligjore. “Ai ndodhej sëbashku me të dashurën e tij,” kujton A.K., përcjell botasot.info.

“E kujtoj vetëm momentin kur në veturën time u gjuajt një frut portokalli. Më vonë gjithshka u bë zi.”

Përpara syve të vajzës u rrah barbarisht

Siç mësohet nga dëshmitarët viktima ishte goditur me grusht nga 29 vjeçari, përpara gruas dhe vajzës njëvjeçare, ndërsa më pas në tokë e kishte shqelmuas disa herë. Viktima mbeti pa ndjenja, përcjell botasot.info. “Në trupin tim i kam akoma shenjat e asaj dite, përkundër që nuk kujtoj asgjë,” vijon më tej A.K., I cili kishte përjetuar edhe një traume në tru, diagnostifikuar nga spitali i qytetit Waid.

I ndarë nga gruaja dhe vajza

Edhe pse drama ka ndodhur prej kohësh, edhe sot e kësaj dite gjeometri vuan nga paniku dhe frika që nuk e lënë kurrë të qetë. Gjendja e tij psikologjike kanë mundësuar edhe ndarjen e tij nga gruaja dhe vajza.

“Unë nuk jam më i njëjti. Një vepër brenda disa sekondash mund të shkatërrojë gjithë jetën.”

Gjykata e qarkut të Cyrihut, e akuzoi shqiptarin për plagosje dhe e dënoi atë me tetë vjet heqje lirie, si dhe pagesën e shpenzimeve të gjyqit. Dëmshpërblimi që ka fituar A.K. llogaritet në 2000 franga. Një shumë mjaft e vogël për gjeometrin, që ka ankimuar çështjen në Gjykatën e Apelit.

Të hënën do zhvillohet procesi dhe K. shpreson që drejtësia të vihet në vend. “Ai dëshironte vetëm një gjë – të më shkatërrojë mua. Ai kurrë nuk më ka kërkuar falje. Por unë do luftoj deri në fund, pasi nuk kam më çfarë të humbi,” e përmbyll viktima./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat