Zvicër: Kushërinjtë grabitën një person, ja letra kërcënuese e shqiptarit nga burgu

Zvicra

Zvicër: Kushërinjtë grabitën një person, ja letra kërcënuese e shqiptarit nga burgu

Nga: Bota sot Më: 27 janar 2017 Në ora: 19:38
Ilustrim

Dy kushëri shqiptarë nga Kosova kishin lidhur një person nga St. Galler drejt Glarus. Një nga agresorët qëndronte ilegalisht në Zvicër pasi i ishte ndaluar hyrja nga 2008, shkruan suedostschweiz.ch.

Përpara gjykatës së kantonit Glarner duhet të përgjigjeshin një 24 dhe 28 vjeçar nga Kosova, të cilët akuzohen për grabitje dhe cënimin e lirisë së personave tjerë. Në korik 2015 ata e kishin lënë një takim te shtëpia e prindërve të 28 vjeçarit, për ti shitur marihuanë viktimës. Por aty ata e kanë rrëzuar për shkalle dhe e kanë lidhur për karrike - njëherë këmbët më pas duart. Dyshja shqiptare ia rrëmbeu orën 240 franga, 150 franga para kesh dhe kartelën e bankomatit me gjithë kodin, përcjell botasot.info.

Dy kushërinjtë pas një ore e lanë viktimën të lirë por jo pa e kërcënuar.


Kërcënime nga qelia e burgut

Katër ditë pas grabitjes policia arrestoi 28 vjeçarin orët e para të mëngjesit. Tre orë më vonë u kap kushëriri i tij më i ri. Ditën vijuese Prokuroria i shqiptoi masën e “arrestit me burg” 28 vjeçarit, ndërsa 26 vjeçari u la i lirë ditën vijuese. Akoma edhe kësaj dite 28 vjeçari ndodhet në burg, ndërsa për shkak të shkelje të ndryshme ligjore ishte dëbuar nga Zvicra në 2008 dhe kishte ndalimhyrje për nëntë vjet.

Gjatë qëndrimit në paraburgim ai kishte kërcënuar një punonjës të Zyrës së Migrimit me një letër:”...Ashtu si ma ke shkatërruar jetën ti mua edhe unë do ju hudh në lum të ndarë në 99 pjesë. Ti je një qen nazist. Vetëm prit ti qen që je i fortë në shkrime, por unë jam i fortë me armë! Bir kurve..”


Prrokuroria ka kërkuar 36 muaj burg për 28 vjeçarin, ndërsa për kushëririn e tij që është mbrojtur në liri 14 muaj burg. Ata pritet të dalin përpara gjykatës për vendimin përfundimtar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat