Shoqata “Agimi” dhe “Jehona” shembull i një uniteti

Zvicra

Shoqata “Agimi” dhe “Jehona” shembull i një uniteti

Nga: Dashnim HEBIBI Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 21:29
Takimi i dy shoqatave nga Tërnoci i Luginës së Preshevës në Avanches të Zvicrës

“Kur duam të jemi bashkë, nuk ka forcë që na ndal. Nëpër situata të ndryshme e sidomos kritike, që ka përjetuar atdheu ynë, ishim ata që i përballuam. Punuam bashkë dhe po besoj shumë, se do të punojmë edhe në të ardhmen. Ta shikojmë edhe veten ne këtu në diasporë dhe t`ia bëjmë me dije edhe personave kopetentë, që të na ndihmojnë neve në diasporë, sidomos për brezin e ri, që të organizojnë verës, gjatë pushimeve verore, ndoj organizim që fitojnë fëmijët tanë, që të kenë edhe më shumë motiv të vijnë në atdhe.

Pse, të mos kemi ndoj orë mësimi të shkollës plotësuese shqipe, të paktën të njihen me fshatin e të parëve, me qytetin e kështu me radhë. Ne presim, se një ditë do të bëhet më mirë. Jemi mbledhur sonte, ne si shoqatë kulturore dhe shoqata tjetër si motër, „Agimi“, por në drejtimin humanitarë, që është e njohur, të bashkëpunojmë, të shikojmë se ku do të gjejmë mundësi shtegu për bashkëpunim.

Image

Atdheu ynë ka nevoj ende për ne, por edhe ne duhet të jemi më të hapur nëmes veti, që të punojmë bashkë dhe jo secili për veten e tij. Vëllezër, vetëm në këtë pjesë të Zvicrës, janë mbi 70 familje të fshatit tonë, por në mbarë Zvicrën ka shumë e shumë, që nuk dihet saktësisht numri, por një është e sigurt se një përqindja e madhe e banorëve janë në gurbet, e konkretisht në Zvicër.

Po e quajmë, se vetëm në Zvicër, i kemi 1.000 persona nga fshati ynë, po llogarit nga 10 franga në muaj, me i nda për fshatin tonë për ndoj projekt, sa do të mbliedheshin brenda vitit. Vërtet ne mundemi të bëjmë shumë, por të ulemi e të bisedojmë, ti japim hapësirë çdo kujt, sidomos brezit të ri. Kemi shumë veprimtarë të moshuar, por kemi edhe shumë intelektual e veprimtarë të rinjë, por mezi se presin që të japin kontributin e tyre.

Ju falënderoj që sonte erdhët shumë dhe po bashkëbisedojmë“, kështu ishin fjalët e para, të veprimtarit të dëshmuar të Luginës së Preshevës e më gjerë, Musa Salihi, njëherit kyetar i SHKM „Jehona“, shoqatë, që ende nuk i ka bërë një vit jetë veprimtarie, por me disa aktivitete, si në Zvicër dhe atdhe. „Vërtet kanë projekte, që do i marrim lakmi secili, na tha njëri nga bashkatdhetarët nga Tërnoci Ridvan Rashiti.

Ai ndër të tjera tha: „Fshati ynë është i njohur jo vetëm në tokat shqiptare por edhe më gjerë. Do të bashkëpunojmë me të gjithë, se te secili ka mundësi afrimi, jemi vëllezër, jemi të një vendi, të një gjuhe e flamuri. Ne jemi në diasporë, por me zemër e shpirt jemi atje. Këto takime na gëzojnë dhe na bëjnë të jemi edhe më të fortë. Sa mirë, kur sheh dy shoqata bashkë“.

Image

Edhe Rafet Ademi, që njihet një veprimtar i pandalshëm dhe jo rrahagjokës, tha, se Shoqata Kulturore „Jehona“, ka drejtim tjetër, pra në aspektin kulturorë, por shoqatën Agimi, do ta ndihojmë në aspektin humanitarë me ato mundësi që të kemi, ata neve, besoj se do na ndihmojnë, kështu që do ti ndajmë punët. Kryesore jemi një. Gjithmonë ishim e do të jemi bashkë. Edhe brezit të ri, ti japim shembull, se ne më të moshuarit, nuk jemi ndalur për çështjen kombëtare në të gjitha drejtimet, por as ju nuk do të duhej të ndaleni“. Ky takim ishte me nismë të dy kryesive dhe ishte caktuar takimi në Avanches, me qëllim, sepse në këtë fshat, jetojnë dhe veprojnë, shumë familje të tërnocit.

Avanches, Tërnoci i dytë

Nga shumica e tërnocasëve, Avanches, kjo qytetzë në mes të Bernit dhe Friburgut, njihet si Tërnoci i dytë, sepse ka shumë familje nga ky fshat. Siç e përmendën shumë tërnocas, vetëm këtu, janë mbi 70 familje nga fshati Tërnoc. Të gjithë takohen nëmes veti, në gëzime dhe në raste të tjera, që do të duhej të jenë bashkë. Ishin mbledhut tërnocas nga katër anët e Zvicrës, por kishte edhe të tjerë, që kishin ardhur nga Franca.

Me shumë kënaqësi, kishin pritur këtë takim. Nuk ishte publikuar takimi nëmes mediave, por vetëm me njoftim tek njëri tjetri, sepse të gjithë thuajse janë një familje. Ky takim miqësor, filloi në orën 18.00 dhe vazhdoi deri në mesnatë. Bisedë të lirë, darkë dhe kujtime për rininë e tyre, e foto nuk munguan. Takimin e filloi Almir Aziri, i cili përgadiste edhe një procesverbal. Ai pasi i përshëndeti të pranishmit në cilësinë e mikëpritësit, falënderoi edhe Mr.sc.Dashnim Hebibi, i cili ishte i vetmi që nuk ishte i Tërnocit, por punën e tij e njohim të gjithë jo vetëm të Luginës së Preshevës, por edhe më gjerë. z.Aziri, pas përshëndetjes, ia dha fjalën kryetarit të Shoqatës Humanitare „Agimi“, z.Xhemail Ibrahimi, i cili me disa fjalë modeste, falënderoi të gjithë dhe tha ndër të tjera, ne ishim e do të jemi bashkë nuk ka asnjë dyshim.

Aty ku ne duhet të kontribuojmë do të kontribuojmë. Ne nuk do të ndalemi për hirë të atyreve që kanë nevoj. I ftojmë edhe të tjerët që të na afrohen sepse ka skamnorë. Ne i kemi uruar dhe po ju urojmë edhe për formimin e Shoqatës Kulturore „Jehona“, aty ku mendoni, se do të japim kontribut do të japim. Ne kemi pasur e kemi bashkëpunim me Shoqatën Humanitare „Lugina e Preshevës“ me seli në Gossau të Zvicrës dhe do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen. Me çdo shoqatë, që punon për të mirën e atdheut, ne do të jemi aty. Nuk dua të flas shumë, merreni secili fjalën, po bashkëbisedojmë lirshëm.

Dr.sc.Llukman Halili, që kishte ardhur i shoqëruar me z.Rafet Ademi sekretar, Betim Gashi, anëtarë i kryesisë, Ridvan Rashiti anëtar i kryesisë, Musa Salihu kryetar dhe Dashnim Hebibi, gazetar e publicist, përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera shtoi: „Ne jemi mbledhur sonte, për t`ju treguar të gjithëve, se Tërnoci historikisht ka pasur veprimtarë e do të ketë. Ka pasur bëmirës, intelektualë dhe patriot e do të ketë përjetësisht.

Nuk ka forcë që mundet të na ndaj nëmes veti. Ne të bashkëpunojmë edhe me atdheun tonë më shumë. Ti japim ide atyre atje nëse nuk kanë, ti kërkojmë ide atyre nëse nuk kemi, thjesht e shkurt, të bashkëpunojmë. Më erdhi mirë, që edhe kryetari i komunës së Bujanocit, vendasi ynë nga Tërnoci, Shaip Kamberi ka dërguar telegram përshëndetës. Ne do të duhej të jemi edhe më të bashkuar. Edhe ata që nuk duan të bashkëpunojnë, do të binden, se vendin e kanë me ne, pavarësisht në cilën shoqatë, klub apo vend është. Ne jemi një e do të jemi. Kështu na do flamuri ynë, kështu na do Tërnoci ynë.

Atje kemi lindur, e për atje të punojmë edhe më shumë me projekte konkrete. Ne si shoqatë kulturore, kemi filluar me disa aktivitet kulturore, atje kemi një rini të shëndosh. Edhe këtu në Zvicër, mërgata jonë krenohet me sukseset e të rinjëve. Po më vjen mirë, që po i shoh këtu, shumë vendas, besoj se në takimet tjera, do të ketë edhe më shumë. Në prill pritet siç kemi biseduar me kryetarin Musa Salihu e kryesinë, se do të organizohen disa takime të rëndësishme. Edhe gjatë verës në Tërnoc, me bashkëpunim me komunën e vullnetmirë atje, do të kemi organizime. Nuk do të rrijmë në gjumë, këtu e ka vendin çdo tërnocas me ate mundësi që mendon se do të jap kontribut, eja, e presim“.

Gjatë tërë kohës, sa bisedohej, vinin tërnocas, të dukej vetja, se je në qendër të Tërnocit, apo qarshija, te centrala, si i thojnë vetë tërnocasit. Murat Avdiu, veprimtar i njohur, kishte ardhur nga St.Galleni, edhe ai dha disa ide dhe shprehi gadishmërinë e tij maksimale për të bashkëpunuar.

Bisedë pas bisede, rasti ju dha edhe Mr.sc.Dashnim Hebibi, i cili propozoi që Lugina e Preshevës në diasporë, të ketë më pak shoqata dhe të bashkohemi rreth një Unioni, e aty të kemi sektorë të drejtimeve të ndryshme. Ai theksoi, se shoqata tona, kanë kontribuar shumë dhe u jemi mirënjohës. Siç theksoi z.Hebibi, nuk është edhe e lehtë të punohet, sepse secili ka ngarkesat e tyre, me që po jetojmë në në vend të huaj.

Fati ynë është, se shteti mikë siç është Zvicra, gjithmonë ishte afër nesh dhe është. Na ka ndihmuar dhe po na ndihmon gjithmonë. Gjithsesi, do na duhej të jemi edhe më të bashkuar, jo vetëm shoqatat nga Lugina, por nga të gjitha trojet tona. Ai bëri thirrje, që të bashkëpunohet edhe më shumë me Shoqatën Humanitare „Lugina e Preshevës“, që organizon edhe Akademinë e vetme të dëshmorëve të UÇPMB-së në diasporë dhe shoqatën tjerër „Medvegja“ e vetmja në diasporë, e cila për 30 vjet nuk u ndal kurrë për çështjen kombëtare. Po shoh tek ju të nderuar tërnocas, se do të kemi organizime në të ardhmen, që do ti shërbejnë në të mirë të atdheut, por edhe vetë neve që jemi në mërgim. Edhe unë do të jap kontributin tim, nëse më kërkohet. Ju përgëzoj dhe mos u ndalni, bashkë dhe vetëm bashkë.

Vlenë të përmendet, se ky takim, ishte pa ndoj rend dite, që dëshmoi, se ishin të zotuar me gjithë zemër të bashkëpunojnë. Edhe poeti, e artisti i njohur në Luginë e më gjerë, z.Naski Abdixhiku, që është edhe anëtar i SHKMT „Jehona“, i përgëzoi për këtë takim si dhe herave të tjera, por edhe kësaj here dhe në të ardhmen, do të jem aty, ku ju do ta shihni të arsyeshme. U fol, për ekspozita, promovim librash, koncerte e kështu me radhë, organizime, që do ti bashkojnë edhe më shumë tërnocasit nëmes veti. Nga Shoqata Humanitare „Agimi“, ishin prezent: Xhemail Ibrahimi, kryetar, Almir Aziri, sekretar Rizah Bajrami, arkatar, ndërsa nga SHKMT „Jehona“ ishin: Dr.sc.Llukman Halili, zëdhënës, Musa Salihi, kryetar, Rafet Ademi, sekretar, Naski Abdixhiku, anëtar i kryesisë, Betim Gashi, anëtar i kryesisë, Ridvan Rashiti, anëtar i kryesisë, Jeton Fetahi, anëtar i kryesisë, Murat Avdiu, anëtar i kryesisë.

Agron Rahimi, nga fshati Turi, në afërsi të fshatit Tërnoc, që jeton në këtë pjesë të Zvicrës, e që njihet si veprimtar, bëmirës e atdhetarë, njëherit, ishte organizatorë i shumë aktiviteteve rinore që mbaheshin në Zvicër, ishte i pranishëm dhe u nda shumë i kënaqur, kur sheh gjithë këta veprimtarë bashkë. Edhe ai e pa si imediate, që do të duhej të bashkëpunojmë të gjithë bashkë. Tërnoci ka shumë veprimtarë, edhe ne do ti bashkohemi, e të ecim te para, me hapa të sigurt. Pas një bisede miqësore, u shtrua edhe një darkë shumë e mirë, ashtu siç dijnë tërnocasit, bukë e zemër.

Si përfundim i këtij takimi, u arrit, që në prill të këtij viti të organizohet një koncert, apo ndoj organizim i përafërt, do të ketë promovime librash, ekspozita e projekte të tjera për në atdhe. Z.Rafet Ademi, sekretar i  SHKMT „Jehona“, tregoi edhe se si vitin 2016 kishin organizuar një orë letrare dhe ekspozitë me nxënës të shkollës në Tërnoc dhe i kishin motivuar të rinjtë me një çmim modest për secilin. Por, siç tha ai, pashë shumë talent të rinjë.

Atje, kemi organizuar e do të organizojmë edhe gara me biçikleta dhe projekte të tjera, por do të na duhej një mbështetje më e madhe edhe e vendorëve atje. Unë besoj shumë, se gjatë këtij viti, do të jemi edhe më të fortë. Atëherë kur ishte bërë ora 23.45 min, Dr.sc.Llukman Halili, e mori fjalën, duke falënderuar të gjithë për këtë mikëpritje dhe kërkoi që të përshëndetemi për sonte dhe u takofshim në sofra të tjera, ashtu si e meritojmë dhe duam ne, bashkë dhe vetëm bashkë. Në fund edhe fotot e kujtimit, dëshmuan, se vëllezërit tërnocas, janë të fortë, e do të jenë gjithmonë. U bë e ditur, se një takim tjetër, do të jetë së shpejti, ku do na afrohen edhe tërnocas të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat