Nuk ka mëshirë për të huajin kriminel, përkundër që shqiptari kishte lindur dhe ishte martuar me zvicerane

Zvicra

Nuk ka mëshirë për të huajin kriminel, përkundër që shqiptari kishte lindur dhe ishte martuar me zvicerane

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 shkurt 2017 Në ora: 07:42
Gjykata Federale e Zvicrës

Një shqiptar nga Kosova, që ka lindur dhe është rritur në Zvicër duhet ta lëshojë vendin helvet. Ai kishte kryer shkelje të rënda ligjore dhe nuk mund ta ndihmojë as martesa me një zvicerane, shkruan bote.ch.

Vendimin për këtë gjë ia ka vërtetuar shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane, gjegjësisht Gjykata Federale e Zvicrës në vendimin e saj më të ri.

21 vjeçari ka lindur në Kantonin Schwyz, ndërsa prej moshës 5 vjeçare jeton në Kantonin Zug. Me ligjin ai ka pasur probleme që nga mosha 16 vjeçare, ku atëherë Prokuroria publike e Zug-ut 3 dënoi për pjesëmarrje në rrahje masive dhe për disa prishje të qetësisë publike me 105 ditë heqje lirie dhe me gjobë prej 500 frangash. Megjithatë kjo nuk ndihmoi në përmirësimin e tij. Ai, në gusht të vitit 2013 është dënuar nga Gjykata për të Rinj e Kantonit të Zug-ut me 39 muaj burg. Dënimi i ishte shqiptuar për vrasje të mbetur në tentativë, grabitje, presione e detyrime, prishje e shumëfishtë e qetësisë publike, përvetësim të nje motoçiklete dhe për ngasje të makinës pa leje qarkullimi. Më pas, Gjykata e Lartë e Zug-ut ia kishte ulur dënimin në 33 muaj burg.

Ripërsëritja e një sërë veprave të përmendura penale pastaj i ka shërbyer Zyrës për Migracion të Kantonit të përmendur që t`ia anulojë shqiptarit lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër. Ai pastaj ka ushtruar ankesë në Gjykatën Federale por pa sukses. Gjykata në fjalë ka bërë të ditur se leja e qëndrimit, një të huaji me qëndrim kaq të gjatë në Zvicër mund t`i hiqet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. Por një masë e tillë nuk përjashtohet as në rastet kur i dënuari ka lindur në Zvicër dhe gjithë jetën e deritashme e ka kaluar këtu, në rastet kur ai ka bërë vepra penale të përsëritura ose është imponuar me delikuencë të rëndë, përcjell botasot.info.

Gjykata e Lausanës e shpalli të plotëfuqishme dëbimin e tij me pretekstin se ai nuk ishte integruar, përkundër që së fundi ishte martuar me një zvicerane. Është në interesin e popullatës së përgjithshme zvicerane që ai të mos jetë pjesë e kësaj shoqërie./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat