Kuvendi i Nëndegës së LDK-së në Zimmerberg/ZH zgjodhi Skender Meka kryetar

Zvicra

Kuvendi i Nëndegës së LDK-së në Zimmerberg/ZH zgjodhi Skender Meka kryetar

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 23:18
Nga aktiviteti zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër

Nëndega e LDK-së në Zimmerberg/ZH të shtunën ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor ku është zgjedhur Skender Meka kryetar i nëndegës.

“Pas zgjedhjes së kryesisë së punës në vazhdim Z. Skender Meka, përshëndeti të pranishmit duke i uruar mirë se ardhje në këtë kuvend zgjedhor. Në vazhdim z. Skender Meka paraqiti raportin e punës për aktivitetin, i cili në detaje i informoj kuvendarët për punën dhe aktivitetin e kësaj nëndege në mes dy kuvendeve.

Kuvendi miratoj raportet e punës dhe raportin financiar, ku në raportet e tyre u përmend kontributi i kryesisë dhe anëtarësisë së kësaj nëndege gjatë periudhës në mes dy kuvendeve.

Në këtë kuvend u zgjodhën kryetari dhe kryesia prej 11 anëtarëve si dhe delegatët për kuvendin e Degës së LDK-së në  Zvicër. Kryetar i nëndegës u zgjodhë  z. Skender Meka. 

Punimet e kuvendit i përcollën anëtarët e komisionit të degës së LDK -së në Zvicër z.Zeqir Gjukaj dhe Lulzim Maliqi.

Kuvendin e përshëndeti edhe anëtari i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër z. Zeqir Gjukaj në të cilën i uroj punë të mbarë kuvendarëve dhe suksese në punën e mëtejme kësaj nëndege.

Kuvendarët zgjodhën edhe 4 delegatë të cilët do ta përfaqsojnë Nëndegën në kuvendin zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër.  

Në fund kryetari i posa zgjedhur z. Skender Meka falenderoj kuvendarët për besimin e dhënë duke u zotuar se do të punojmë si ekip i mirë në të mirë të forcimit të LDK-së dhe avancimit të organizimit të kësaj nëndege në dobi të anëtarësisë së LDK-së dhe komunitetit shqiptar në regjionin e Zimmerberg/ZH”, thuhet në njoftimin për media./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat