Nga reper në Zvicër në profesor gjermanishteje në Prishtinë, por Besko premton një projekt gjigant muzikor

Zvicra

Nga reper në Zvicër në profesor gjermanishteje në Prishtinë, por Besko premton një projekt gjigant muzikor

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 shkurt 2017 Në ora: 12:09
Besian Kaçorraj

Shkelje të dhunshme, tregti me drogë dhe veprime të tjera të kundërligjshme: karriera e Besian Kaçorrajt është plotë e përplotë e mbushur me njolla të zeza, shkruanin përpara një viti mediat zvicerane. Ai u dëbua vjet nga Zvicra në Kosovë, megjithatë rasti nuk kaloi pa reagime te publiku helvet.

Në mbrojtje të raperit nga Kosova doli edhe politikani i partisë populliste zvicerane Lukas Reimann (SVP), sipas së cilit vendimi për dëbim ishte i ekzagjeruar. Megjithatë Besko ka filluar përshtatjen me jetën e re në Prishtinë, ku në të njëjtën kohë punon si mësues gjermanishteje dhe muzikë.

“Kosova është vend i bukur, por akoma nuk e kam lehtë të përshtatem me njerëzit,” thtë Besko, që edhe këtu shikohet si i huaj.

Këngë e re

“Pasi unë nuk jetoj në Zvicër nuk don të thotë se nuk duhet të bëj muzikë për fansat e mi atje,” thotë më tej Besko i cili së fundi ka nxjerrë këngën  «Spit i dis Gsicht». Në këngën më të re ai kritikon ish kolegët raperë të Zvicrës, që nuk kanë mbështetur atë në kohët më të vështira duke harruar atë që ai kishte bërë për ata. Ai i quan bile “putanë”.

Besko tani ka një projekt të madh përpara vetes, por pa treguar imtësi. “Do ua lë suprizë,” thotë ai.

Në lidhje me të ardhmen e tij nuk është vendosur pasi procedura është në shqyrtim akoma. Deri atëherë ai duhet të përshtatet në kryeqytetin e Kosovës - Prishtinë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat