Media zvicerane: Shqiptarët dhe zviceranët nuk janë shumë të ndryshëm, arti nuk njeh kufi

Zvicra

Media zvicerane: Shqiptarët dhe zviceranët nuk janë shumë të ndryshëm, arti nuk njeh kufi

Nga: Fitim Dika Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 19:25
Marash dhe Dave

Prej katër vitesh Marash Pulaj dhe Dave Largier kompozojnë sëbashku muzikë. Në këtë kohë ata kanë zbuluar shumë ngjashmëri dhe dallime mes veti, shkruan “20min”. Të dy jetojnë në Zvicër, megjithatë Pulaj është shqiptar ndërsa Largier zviceran nga Luzerni.

Në fund të 2016 dyshja e Hip-Pop Marash & Dave nënshkruan një kontratë bashkëpunimi me Majorlabel Sony Music. Pak më vonë publikuan këngën e njohur «Madame» me mbi 150.000 shikime, ndërsa sot, e premte ata publikojnë këngën e re «Alli Uhre»  ndërsa në prill do publikojnë këngën «Gold».

Andaj është koha që publiku të njihet me shqiptarin tipik Marash Pulaj (23) dhe zviceranin tipik Dave Largier (22), përcjell botasot.info.

Pse ata kanë nevojë për njëri-tjetrin?

“Mbase nuk e kishim në mendje të bënim sëbashku muzikë, por filluam të studiojmë sëbashku publicistikë dhe shkencat e komunikimit në Universitetin e Cyrihut. Tani jemi në semestrin e katër,” thotë Dave. “Pavarësisht se më vonë filluam muzikën, ne pikë së pari jemi miq, më pas muzikantë, të cilët gëzohen me njëri-tjetrin kur na shkon mirë,” precizon Marash.

Dyshja tani përgatit një album me 15 këngë, për të cilat nuk është shumë i rëndësishëm zhanri. “Kemi muzikë Hip-Hop dhe Pop, pasi muzika është art dhe arti nuk njeh kufi.”

Kënga e tyre “Madame” për dy muaj e gjysmë ka pasur mbi 120.000 klikime, që tregon për vlerat e tyre solide./Bota sot

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat