Zvicër: Valentina e dhunuar seksualisht në Kosovë dashurohet me kujdestarin e kampit të refugjatëve, martohen dhe...

Zvicra

Zvicër: Valentina e dhunuar seksualisht në Kosovë dashurohet me kujdestarin e kampit të refugjatëve, martohen dhe...

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 shkurt 2017 Në ora: 20:24
Zvicër

Një grua e cila kërkonte azil në Zvicër, ishte paralajmëruar nga kujdestari i saj se kërkesa i ishte refuzuar dhe duheshte të dëbohet në Kosovë. Ai e paralajmëroi për dëbim, por më vonë gjetën dashurinë. Tani ai përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës, shkruan “20min”.

Pasi gruaja ishte dhunuar dhe kishte mbetur shtatzanë në Kosovë, ajo udhëtoi në Zvicër për të kërkuar azil. Dhunuesi i saj e kishte kërcënuar me vdekje, nëse do e tradhtonte. Por përkundër kësaj historie, asaj i është refuzuar kërkesa e azilit, ku verës 2015 duhej të dëbohej drejt vendit të origjinës, përcjell botasot.info. Ajo ka probleme edhe me pranimin nga familja, pasi fëmija i saj cilësohet si “turpi familjar.”

“Rreth orës 4.45 në qendrën e strehimit të azilkërkuesve në Brugg, Kantoni Aargau, verë 2015, unë shkova dhe paralajmërova Valentinën dhe vajzën e saj se sot duhet të riatdhesohej në Prishtinë. Por unë brengosesha për fatin e të dyjave dhe dëshiroja të isha i pranishëm kur të vinte policia dhe t’i dërgoja në aeroport,” tha i dashuruari zviceran, përcjell botasot.info.

Për shkak se ai i kishte treguar Valentinës datën e dëbimit, i është ngritur akuza për shpërdorim detyre dhe mosmbajtjen e sekretit zyrtar. Gjatë kësaj kohe ata ishin takuar disa herë, ku kishin rënë në dashuri dhe u martuan zyrtarisht në fillim të shkurtit. Momentalisht ata jetojnë në shtëpinë e vet.

Gjykatësi: Kujdestari nuk është kriminel

Lajmëtari i Valentinës nuk është kriminel, mendojnë unanimisht Prokurori dhe Gjykatësi, por për shkak të mos respektimit të rregullores së Kampit të Refugjatëve, ai dënohet me gjobë 270 ditë pune dhe 3500 franga.

Valentina tani nuk ka frikë nga dëbimi, ndërsa burri i saj pas pagesës së gjobës është tërësisht i pastër përpara ligjit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat