Medvegja kremtoi pavarësinë e Kosovës në Gjenevë me autoritetet zvicerane dhe shqiptare nga Tirana e Prishtina

Zvicra

Medvegja kremtoi pavarësinë e Kosovës në Gjenevë me autoritetet zvicerane dhe shqiptare nga Tirana e Prishtina

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 19:54
Manifestimi në Zvicër

Prezenca e aktorit tonë të madh Çun Lajçi e freskoi edhe me shume këtë tubim përvjetori me karakter kombëtar me një program te ngjeshur kulturo-artistik i cili i recitoi me zemër  Kosovës “Kopilave te Serbisë qe falin tokë, nga Mitrovica deri ne Çakorr dhe Medvegjë i thonë Kosovë o vllazni pasha bukën!..” cili nga të pranishmit u duartrokit gjatë…

Me rastin e përvjetorit të nëntë të Pavarësisë së Kosovës, Asociacioni Sos Medvegjë – Çamëri i drejtuar ne Fadil Selmani mbrëmë ka mbajtur një tubim kremtues dedikuar këtij përvjetori bashkërisht me komunitetin shqiptar ku ishin te pranishëm edhe shume personalitete zvicerane si dhe shqiptare nga Tirana, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra.

Në këtë përvjetor te pavarësisë së shtetësisë se Kosovës  ne mesin e  diasporës shqiptare ne Gjenevë u gjendën mysafirë special nga Tirana, dy këshilltarët  e presidentit te Republikës së Shqipërisë Flamur Gashi dhe Ilia Jolldashi të cilët nderuan mbrëmjen festive dhe komunitetin shqiptar.

Barazzone, kryetar i Gjenevës: Shqiptarët shembull i integrimeve në Zvicër

Nga autoritetet zvicerane ishte Guillaume Barazzone, kryetar i Gjenevës me bashkëpunëtorë të shoqëruar nga Sami Gashi deputet në Asamblenë Komunale të Gjenevës si dhe zyrtare tjerë nga kantoni i Gjenevës.

Kryetari i Gjenevës z. Barazzone e ka përshëndetur tubimin dhe organizatoret duke folur fjalë miradije për imazhin dhe integrimin e shqiptareve ne Zvicër, sidomos në Kanotonin e Gjenevës si shembull për komunitete tjera.

Të pranishmit kanë përshëndetur edhe mysafirët nga Tirana, nga kabineti i presidentit shqiptar. Sikur Flamur Gashi dhe  Ilia Jolldashi këshilltar të presidentit Nishani kanë falënderuar vëllezërit Selmani nga Medvegja dhe Asociacionin “Sos Medvegjë – Çameri” te drejtuar ne Fadil Selmani për organizimin e shkëlqyeshëm dhe mikëpritjen në Gjenevë.

Këshilltari i presidentit Flamur Gashi: Në Gjenevë u binda për miqësinë shqiptaro-zvicerane dhe se çdo mërgimtar është ambasador i  kombit tonë!

“Shoku i mire me shume miq. Pashë mbrëmë këtu në Gjenevq se shqiptaret nuk janë te vetëm. Prania e kaq shumë autoriteteve  hlevetike dëshmon me se miri për integrimin dhe imazhin e mërgimtarëve tanë në perëndim, me këtë rast ne Zvicër. Për Kosovën dhe shqiptaret nuk lobojne vetëm politikajt por edhe mërgimtarët, sepse secili prej tyre sot është me punën dhe sjelljet, shëmbëlltyrën e tyre  ambasador te kombit tonë,  qofte ai nga Vlora apo nga Mitrovica, Medvegja apo Tetova..” tha këshilltari i presidentit shqiptar prof. Fadil Gashi. Ndryshe edhe dr.Llukman Halili u shpreh mirënjohës për vëllezërit tanë nga Medvegja për organizimin e këtij manifestimi kremtues si dhe praninë e mysafirëve nga kabineti  i presidentit shqiptar nga Tirana qe kishin ardhur enkas për të festuar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës me diasporën shqiptare në Zvicër.

Çun Lajçi në Gjenevë: Kopilave të  Serbisë që falin tokë, nga Mitrovica  e deri në Çakorr e Medvegjë është Kosovë o vllazni pash bukën!

Një ndër laureatët, do të jetë edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i ftuar special mori çmimin e kontribuuesit dhe njeriut më meritor për pranimin e Federatës së Kosovës në UEFA dhe në FIFA!

Këtë mbrëmje festive me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës edhe me impozante e beri edhe prania e këngëtarëve tanë Ylli Demaj, Motrat Stojkaj, si dhe Bilbilat e Medvegjës. Njëkohësisht, prezenca e aktorit tonë të madh Çun Lajçi e freskoi edhe me shume këtë tubim përvjetori me karakter kombëtar me një program të ngjeshur kulturo-artistik i cili i recitoi me zemër:  “Kopilave te Serbisë, nga Mitrovica deri ne Cakorr dhe Medvegjë i thonë Kosovë o vllazni pasha bukën..” cili nga të pranishmit u duartrokit gjatë.. Ne fund për mysafirët special u dha një darkë solemne ne Restorantin e pronarit nga Mitrovica  “Pizzeria Chez Remo” buze liqenit në Gjenevë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat