Mashtroi për të përfituar fondin invalidor në Zvicër, dëbohet 55 vjeçarja nga Kosova

Zvicra

Mashtroi për të përfituar fondin invalidor në Zvicër, dëbohet 55 vjeçarja nga Kosova

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 mars 2017 Në ora: 19:45
Gjykata Federale është e bindur: Një mashtrues Kosovar mirëqenies duhet të largohet dhe të lënë Thun.

Një grua nga Kosova (55) kishte përfituar në mënyrë ilegale 235.000 franga zvicerane, andaj Gjykata Federale vendosi përfundimisht largimin e saj nga vendi helvet në vendlindje, shkruan “Berner Zeitung”.

Vendimi i të mërkurës në Gjykatën Federale ishte i qartë: “Ankimi i saj nuk ka pasur arsye për të sjellë ndryshimin e vendimit të Gjykatës Administrative.” Bëhet fjalë për shqiptaren që kishte shfrytëzuar ilegalisht nga fondi i ndihmave sociale në Thun.

«Një mur me gënjeshtra»

55 vjeçarja kishte ardhur në Zvicër në 1997 sëbashku me gjashtë fëmijët e saj. Burri i saj kishte jetuar vetëm në Zvicër për katër vjetë nga 1993-1997. Familja përfitoi leje qëndrimin ose Vizën B. Në 2010 bashkëshorti u dënua me burg në 2010 për shkak të shkeljeve të ndryshme ligjore, kryesisht falsifikime, ndërsa në 2013 ata do shpalleshin të fajshëm për deklaratë të rreme për përfitim të fondit invalidor. Krahas 235.000 frangave të ndihmave sociale që i kishin përfituar pa të drejtë, ata do të shkaktonin edhe 650.000 franga sikur të mos kapeshin nga autoritetet në barrë të sigurimit të invaliditetit. Nga 2005 deri në 2009 një nga gënjeshtrat më të rënda të çiftit ishte se ata me ndihmën e vajzës më të madhe kishin inskenuar sikur kryefamiljari, pas një sulmi të pësuar në tru ishte paralizuar, ishte tërësisht apatik, nuk mund të fliste dhe ishte i paaftë për punë. Por loja e tyre ishte zbuluar, pasi autoritetet e kishin përgjuar derisa ishin bindur se bëhej fjalë për familje tërësisht të aftë për punë, përcjell botasot.info. Bashkëshorti nuk ankimoi çështjen, ndërsa gruaja e tij nuk u dorëzua, megjithatë humbi në të dyja vendimet.

Për gruan që kishte jetuar prej 20 vitesh në Zvicër, me njohje rudimentale gjuhësorë dhe që nuk kishte aplikuar asnjëherë për punë, kthimi drejt Kosovës ishte i arsyeshëm./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat