I pari i Parlamentit të Gjenevës takoi Fadil Selmanin, kryetar i SOS “Medvegjë-Çamëri”

Zvicra

I pari i Parlamentit të Gjenevës takoi Fadil Selmanin, kryetar i SOS “Medvegjë-Çamëri”

Nga: Dashnim HEBIBI Më: 17 mars 2017 Në ora: 09:45
Takimi Selmani-Guichard

Z.Guinchard, gjatë bashkëbisedimit, ndër të tjera, falënderoi edhe z.Selmani dhe kryesinë e “Sos Medvegjë-Çamëri”, për dekoratën e dorëzuar në shenjë respekti dhe mirënjohje, ku në këtë dekoratë shkruan: “MIQËSI TË PËRHERSHME MES KOMBEVE TONA”, për z. Jean-Marc GUICHARD, për kontributin e dhënë ndaj komunitetit tonë dhe kombit shqiptarë në përgjithësi.

Dje, në orët e pasdites, kryetari i Asociacionit “Medvegjë-Çamëri”, me seli në Gjenevë, i shoqëruar nga Sami Gashi, deputet kantonal në qytetin e Gjenevës, takuan të parin e Parlamentit të Gjenevës, apo Grand Conseil, z. Jean Marc Guinchard. Takimi që zgjati mbi gjysëm ore ishte miqësore dhe bashkëbiseduan për shumë tema e ndër to edhe për Medvegjën dhe mërgatën e atyre trevave. Zvicra ky shtet mikë i kombit tonë, është treguar e po tregohet gjithnjë, se është afër çdo aktiviteti të popullit tonë. Më 25.02.2017, në qytetin e Gjenevës, ky asociacion, për herë të parë edhe pse as një vit veprimtari, organizoi një manifestim të mrekullueshëm kushtuar 9 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku morën pjesë shumë personalitete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, por edhe nga Zvicra, e konkretisht zyrtarët më të lartë të këtij qyteti me renome ndërkombëtare. 

Në hyrjen e Parmanentit të Gjenevës shihej flamuri i Zvicrës, i qytetit të Gjenevës dhe një shqiponjë dykrenare, që i ngjason paka shumë shqiponjës së flamurit tonë kombëtarë. 

Me të hyrë në Parlamentin e Gjenevës, Z.Selmani dhe Gashi, padyshim patën një ndjenjë të mirë, e sidomos z.Selmani, sepse ishte hera e parë që e vizitoti këtë parlament të nderuar, ku në këtë qytet, jeton dhe vepron me familjen e tij të gjerë me vite e vite, e padyshim, se Zvicra njihet thuajse për të gjithë shqiptarët edhe si atdhe i dytë. Ashtu si gjithmonë, miqësia zvicerane ndaj shqiptarëve është e njohur, ku Z. Jean Marc Guinchard (Grand Conseil i Gjenevës), i uroi mirëseardhje dhe menjëherë e konfirmoi miqësinë mes dy popujve dhe tregoi gadishmërnë e parezervë për ti përkrahur proçeset paqësore dhe interuese të kombit tonë.

Njëherit, falënderoi z.Selmani, që e kanë ftuar më 25.02.2017, në manifestimin kushtuar 9 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, manifestim që tregoi edhe njëherë, se Zvicra mike e në këtë rast Gjeneva, ishte e është afër komunitetit tonë. Z.Guinchard, gjatë bashkëbisedimit, ndër të tjera, falënderoi edhe z.Selmani dhe kryesinë e “Medvegjë-Çamëri”, për dekoratën e dorëzuar në shenjë respekti dhe mirënjohje, ku në këtë dekoratë shkruan: “MIQËSI TË PËRHERSHME MES KOMBEVE TONA”, për z. Jean-Marc GUICHARD, për kontributin e dhënë ndaj komunitetit tonë dhe kombit shqiptarë në përgjithësi. Ai falënderoi komunitetin tonë në Gjenevë të cilët janë pjesë përbërëse e të gjitha niveleve dhe të cilët kanë dhënë e po japin kontribut për të mirën e Gjenevës. Z.Selmani, e falënderoi nga zemra, për prezencën e tij në manifestim dhe gjithçka që ka bërë për popullin tonë e ku padyshim se u jemi mirënjohës. I pari i Parlamentit të Gjenevës foli fjalët më të mira të mundshme për komunitetin tonë dhe i cili u zotua, se ai së bashku me ne, do të jemi urë lidhëse në mes të dy popujve tanë. Takimi ishte shumë miqësorë. Gjithashtu, z.Selmani, si edhe herave të tjera, thuajse në çdo takim, nuk i iki tema e Medvegjës shqiptare. Ai në pika të shkurtërta, e njoftoi me gjendjen në ato troje shqiptare. Padyshim, foli edhe për kontributin e medvegjasëve në shoqërinë zvicerane dhe të gjithë u janë mirënjohës jo vetëm Gjenevës, e atyre qyteteve ku jetojnë mërgimtarët tanë, por gjithë Zvicrës.

z.Jean Marc Guinchard kryetar i parlamentit të Gjenevës bashkebisedoi edhe me z.Sami Gashi për tema të ndryshme që e preukupojnë mërgatën tone në këtë kanton. Krejt në fund, z.Selmani, në mënyrë modeste, i dorëzoi dekoratën të parit të parlamentit dhe i uroi shëndet e mbarësi në punën e tij dhe përcolli përshëndetjet e kryesisë së Asociacionit, të medvegjasëve dhe të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në këtë kanton e më gjerë. Pas takimit, z.Selmani enkas për median tonë ndër të tjera tha: „Vlerësoj lart këtë takim dhe u jam mirënjohës z. Guinchard, që na mundësoi këtë takim.

Ne bashkëbiseduam lirshëm për tema të ndryshme e padyshim dhe e falënderuam këtë qytet ndërkombëtarë, por edhe gjithë Zvicrën, për gjithçka që ka bërë për popullin tonë. Shpresoj shumë, se edhe në vazhdim do të kemi bashkëpunim me miqtë tanë zviceran. Thënë shkurt e shqip, do të mundohemi, që këtë miqësi, ta ruajmë për jetë, gjeneratë pas gjenerate, sepse Zvicra, njihet thuajse për të gjithë shqiptarët si atdhe të dytë. Nuk munda të lë anash, edhe kontributin e bashkëkombasve të mijë të Medvegjës, të asaj treve shqiptare, e cila është në një situatë mjerimi, pa asnjë perspektivë. Dikur kishte përplot shqiptarë, e sot është një numër shumë i vogël për shkaqe të njohura. Asociacioni jonë së bashku me të gjithë veprimtarët vullnetmirë në Zvicër e më gjerë, do të punojë me zemër, që të japim kontribut të mirë e paqësor në çdo vend që kërkohet nevoja, duke e mos harruar asnjëherë Medvegjën e Çamërinë shqiptare. Ky takim edhe njëherë dëshmoi, se ne shqiptarët jemi miqë të mirë me zviceranët. Falënderoj edhe mikun tonë, veprimtarin e dëshmuar, z.Sami Gashi, që është i angazhuar në politikën e këtij qyteti dhe ne do ta përkrahim edhe në të ardhmen. Takimet do të vazhdojnë dhe shpresojmë shumë, se do të realizojmë edhe disa projeket të mira për shoqërinë tonë, që të jemi sa më të integruar në këtë shoqëri mike të kombit tonë“.  Krejt në fund të këtij takimi, u realizuan edhe foto kujtimi e u shtrënguan duart miqësisht.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat