Qytetet zvicerane fillojnë ofenzivën për natyralizim, partia populliste e kritikon akcionin: Mos bëni gabimin si me Jetonin

Zvicra

Qytetet zvicerane fillojnë ofenzivën për natyralizim, partia populliste e kritikon akcionin: Mos bëni gabimin si me Jetonin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 mars 2017 Në ora: 22:16
Ilustrim

Në një letër drejtuar emigrantëve nga qytetet zvicerane, i nxisin ata për të aplikuar për natyralizimin. Për partinë populliste SVP, këta janë sinjale të gabuara, shkruan “20min”.
Deri në pushimet e verës 40.000 banorë të huaj nga Cyrihu do marrin një letër personale nga kryetarja e qytetit Corine Mauch (SP). Përmbajtja: një ftesë për “informimin rreth mundësisë së natyralizimit.”

Kjo do fuqizonte sistemin tonë demokratik, mendon Nat Bächtold rreth akcionit. Rreth një e treta e banorëve të Cyrihut nuk disponojnë pasaportën e kuqe, ndërsa 40.000 vetëm se e plotësojnë kushtin për një hap të tillë.

Qytete tjera ndjekin shembullin e Cyrihut

Qytete tjera që mendojnë të ndjekin shembullin e Cyrihut, janë St.Gallen, Luzerni dhe në Bazel. Kjo ka si qëllim që shtetasit e huaj të informohen në mënyrë aktive mbi mundësinë. Por në kohën që partia e majtë SP dëshiron të shtrijë aktivitetin e saj pro të huajve në gjithë territorin helvet, partia populliste SVP e ka kritikuar akcionin e dërgimit të letrave.

“Nëse ndokush duheshka të informohet përmes letrave sesi të natyralizohet, duket se diçka nuk është në rregull. Në fund të fundit të gjithë letrat paguhen me taksat tona,” tha Claudio Zanetti nga SVP. “Njëherë qyteti i Cyrihut djegu gishtat e tij me Jeton G.,” vijoi Zanetti me kujtimin e natyralizmit të një shqiptari nga Kosova, i cili akuzohej për vrasjen e një serbi nga Cyrihu, përcjell botasot.info.

Skeptike për iniciativë shfaqet partia e djathtë CVP. Gjithashtu qyteti i Bernit nuk do dërgojë letra nëpër shtëpitë e emigrantëve, por ju ofron mundësi konsultimi./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat