Nga aktiviteti i nëndegës së LDK-së në Bremgarten-Wohlen/AG

Zvicra

Nga aktiviteti i nëndegës së LDK-së në Bremgarten-Wohlen/AG

Më: 24 mars 2017 Në ora: 23:11
LDK në Bremgarten-Wohlen

Kryesia e Nëndegës së LDK së në Bremgarten-Wohlen/AG mbajti mbledhjën e saj të radhës.

Mbledhjen e hapi kryetari i nëndegës zotëri  Sabejdin Bajrami i cili pasi e propozoi rendin e ditës, prezantoi planin e takimeve vjetore te kryesisë së nëndegës së LDK-së në Bremgarten-Wohlen/AG  si dhe aktivitetet e planifikuara për vitin 2017.

Të gjithë anëtarët e kryesisë u shprehën të gatshëm për të dhënë kontributin e gjërë sa më të mirë në dobi të forcimit të Nëndegës së LDK-së në Bremgarten-Wohlen/AG.
Njëherit kryetari Z. Bajrami përshëndeti veprimtarin e LDK-së z. Mirash Hajdaraj duke i dëshiruar mirëseardhje në Nëndegën e LDK-së në Bremgarten-Wohlen/AG, i cili kohë më parë ka shprehur vullnetin që të jetë pjesë e aktivitetit të kësaj nëndege.

Gjithashtu z. Mirash Hajdaraj u falenderua për mikëpritjen dhe hapsirën që po i jepët për të dhënë kontributin në kuadër të LDK-së.
Në vazhdim Kryesia e nëndegës debatoi edhe për aktivitetet që do të organizohen në të ardhmën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat