Shqiptari krahason Zvicrën me ish diktaturën jugosllave, por ja si ja kthen gjykatësi

Zvicra

Shqiptari krahason Zvicrën me ish diktaturën jugosllave, por ja si ja kthen gjykatësi

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 30 mars 2017 Në ora: 12:38
Ngjarja është raportuar në maj 2016, kur patrulla policore regjistroi shpejtësinë 160km/h të vëllezërve nga Kosova, ndërsa lejohet 120km/h.

Janë skena të ngjashme si në filmin “Fast and Furious”: Dy vëllezër ndiqen nga policia duke krijuar panik te udhëtarët tjerë. Megjithatë skena nuk zhvillohet në Hollywood, por në magjistralen A1 mes Lenzburg dhe tunelit Baregg në Kantonin Aargau. Përkundër video-incizimeve, njëri nga dy vëllezërit shqiptarë mohoi akuzën e shpejtësisë edhe sot përpara gjykatës, shkruan “BLICK”.

Ngjarja është raportuar në maj 2016, kur patrulla policore regjistroi shpejtësinë 160km/h të vëllezërve nga Kosova, ndërsa lejohet 120km/h. Policia fillon përndjekjen e tyre që fillimisht nuk ndalojnë, por pas një kohe arrestohen.

“Unë nuk gënjej asnjëherë. Unë e them të vërtetën. Nuk vozisja më shumë se 130km/h,” thotë njëri nga dy vëllezërit. Por në kamerave vërehen tre vetura që vozisin me shpejtësi të njëjtë, mes tyre edhe ajo e policisë - 160km/h, përcjell botasot.info.

Gjykata e dënoi me 400 franga gjobë, ndërsa gjithashtu duhet të paguajë edhe 1750 franga shpenzime gjyqësore. Kjo nuk shihet problem, pasi shoferi shqiptar që jeton në Waddlander ka të ardhura 300.000 franga në vit.

«Si një diktaturë»

Shqiptari nga Kosova krahasoi përpara gjykatës Zvicrën me ish-Jugosllavinë. “Kjo më kujton gjithshka nga diktatura e atëhershme - ku policia mund të bënte dhe thonte, çfarë të dëshironte.”

Por shefi i trupës gjykuese ia kthen pafajshëm: “Ju jetoni prej 20 vitesh në Zvicër dhe duhet ta njihni më mirë vendin tonë.”

Por shqiptari ia kundërpërgjigjet - “nuk jeni ju ai që të më tregoni nëse jam i integruar ose jo.” Pas kësaj fjalie del i shqetësuar nga salla e gjyqit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat