Zvicerani i dehur shante shqiptarët, papritur vijnë shumë burra dhe e bëjnë për spital

Zvicra

Zvicerani i dehur shante shqiptarët, papritur vijnë shumë burra dhe e bëjnë për spital

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 prill 2017 Në ora: 22:21
Ilustrim

Disa të panjohur e kanë sulmuar fizikisht një 34 vjeçar në një rrugë të Neuenhof shkruan basellandschaftlichezeitung.ch. Për zbardhjen e rastit policia zvicerane kërkon dëshmitarë okularë.

 Ngjarja ka ndodhur pikërisht në rrugën Hardstrasse të Neuenhof ku nga persona akoma të panjohur është rrahur fizikisht 34 vjeçari zviceran. Njoftimin e ka bërë publik edhe policia e kantonit Aargau. Një ambulancë e ka dërguar viktimën në spitalin e Baden pas lëndimeve që mori në kokë. Në këto momente 34 vjeçari është lëshuar nga kurimi. 

Motivet e sulmit janë të paqarta, ndërsa viktima nuk mund të kujtojë agresorët, përcjell botasot.info. Sipas disa dëshmitarëve okularë viktima ka qenë i dehur rëndë dhe është dëgjuar duke sharrë, veçanërisht kundër shqiptarëve. Atëherë papritur kanë ardhur shumë burra që e kanë rrahur 34 vjeçarin duke e shtrirë në tokë. Bile ndokush duhet ta ketë goditur me këmbë gjatë kohës kur ai ishte i shtrirë. Më vonë agresorët janë larguar, ndërsa viktima ka qëndruar i shtrirë. Policia kantoniale e Baden kërkon më shumë dëshmitarë në numrin 056 200 11 11./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat