Kapet i dyshuari për vrasjen e dy shqiptarëve në Bazel

Zvicra

Kapet i dyshuari për vrasjen e dy shqiptarëve në Bazel

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 12 prill 2017 Në ora: 12:37
Skena e krimit në Erlenstrasse në Basel

Pas vrasjes së dyfishtë në Cafe 56 në  Bazelin e vogël, konkretisht në rrugën Erlenstrassen të datës 9 mars, policia zvicerane ka arrestuar një të dyshuar.

Gjykata e Apelit ka urdhëruar paraburgim prej tre muajsh për hetime të tij, ndërsa bëhet fjalë për një 41 vjeçar me origjinë shqiptare. Në arrati janë të dyshuar tjerë, shkruan “Watson”.

Policia kriminale ka arritur në arrestimin e tij falë marrjeve të shumë personave në pyetje. Hetimet kanë qenë mjaft të vështira. Prokuroria nuk ka dhënë detaje rreth motivit të vrasjes.

Viktimat e natës së 9 marsit ishin të moshave  28 dhe 39-vjeç, ndërsa 24-vjeçari i plagosur pas rikuperimit në spitalet zvicerane është dëbuar për në Shqipëri. Shumë banorë lokalë besojnë se bëhet fjalë për hakmarrje, por nuk përjashtohen as motivet kombëtare sepse në  “Cafe 56” kishte shpesh mbrëmje të organizuara me shqiptarë, ku nuk mungonte  flamuri kombëtar apo ai me figurën Isa Boletinit dhe Ismail Qemailit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat