Klubi Skenderbeu MC viziton Ramushin në Francë

Zvicra

Klubi Skenderbeu MC viziton Ramushin në Francë

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 23 prill 2017 Në ora: 11:44
Pamje nga takimi i Haradinajt me anëtarin e klubit Skenderbeu MC

Klubi i motoristëve Skënderbeu MC, dega në Zurih, ka vizituar dje liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn i cili po mbahet në Francë.

“Sot me datë 22.04.2017 në ditët e fundit para lirimit të Komandantit të UÇK-së z. Ramush Haradinaj, eshtë marrë iniciativa nga disa anëtar të Clubit SKENDERBEU MC / dega ZÜRICH në krye me Presidentin e ksaj dege Nuri Asani, për ta vizituar dhe për ta mbështetur si në ditet e mira, po ashtu edhe në ditet e vështira. E nderuam me viziten, po ashtu na nderoj me mikpritjen. Si shenjë respekti ja dhuruam bluzën e Clubit Skenderbeu MC. I urojmë lirim sa më të shpejtë”-thuhet në njoftimin e këtij klubi, duke i uruar Haradinajt lirim sa më të shpejtë. Më pas anëtarët e këtij klubi janë fotografuar me z.Haradinaj.BS

Image
Pamje nga takimi i Haradinajt me anëtarin e klubit Skenderbeu MC
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat