Faleminderit Zvicër, faleminderit Swisscoy

Zvicra

Faleminderit Zvicër, faleminderit Swisscoy

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 qershor 2017 Në ora: 15:11
Tifozet shqiptare

Zgjatja e mandatit të Swisscoy në Kosovë, për tre vitet e ardhshme ka gëzuar mjaft banorët e Kosovës. Kjo shihet si një shprehje e dashamirësisë së vendit helvet për Kosovën, e cila ka marrë falenderime nga shqiptaro-zviceranët, shkruan “BLICK”.

Ushtria zvicerane qëndron në Kosovë prej 18 vitesh me rreth 5000 ushtarë dhe rreth 700 milion euro. Tani mandati është zgjatur deri në fund 2020, dmth për tre vite.

“Ne nuk do harrojmë, kush na ka ndihmuar”

Më pas media zvicerane jep disa nga komentet e shqiptarëve. 

“Një falenderim i veçantë për të gjithë ushtarët që kanë qenë me punë në Kosovë dhe akoma janë. Ju keni bërë shumë. Faleminderit, Zvicër!,” ka shkruar Nik.

Komente falenderuese ka pasur edhe në akountin shqiptar «This is Albania»: «Ne ju falenderojmë për ndihmën! Gjithë shqiptarët e respektojnë ushtrinë zvicerane dhe ne nuk do harrojmë ata që na kanë ndihmuar.”

Pavarësisht se dy parti zvicerane ishin kundër zgjatjes së mandatit të Swisscoy, në fund rezultati doli 100 për dhe 76 kundër.

Image
KFOR në Kosovë

Shqiponja tani duhet të fluturojë vetë

Por ka pasur edhe komente të falenderimit të llojit tjetër. Zvicra ka ndihmuar shumë Kosovën në të gjitha fushat dhe për këtë duhet të falenderohet. Por tani është koha që “Shqiponja të fluturojë vetë,” thotë një koment duke nënkuptuar shqiptarët e Kosovës dhe pavarësinë e tyre. 

Një koment interesant ka ardhur nga Valboni. “Faleminderit! Ne nuk mund t’ju ndihmojmë ushtarakisht, por ne ju ndihmojmë me futboll.”

Zgjatja e Swisscoy dje nga parlamenti zviceranerdhi me pretekstin se në Kosovë situata është akoma e brishtë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat