“Darka e diasporës”, për shpëtimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve - Bota Sot
“Darka e diasporës”, për shpëtimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve

Zvicra

E diel, 22 korrik 2018

“Darka e diasporës”, për shpëtimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 12:10
Ilustrim

Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, në bashkëpunim me organizatën zvicerane “Solidar Suisse”, organizon ngjarjen bamirëse “Darka e diasporës” në Zurich të Zvicrës.

Në këtë darkë bamirësie, Dr. Omer Dzemali, ndër 100 kokat e mençura të Zvicrës, do të mbajë një fjalë rasti për mysafirët.

“Ngjarja do të përfshijë muzikë dhe aktivitete të tjera përgjatë mbrëmjes, si dhe është e hapur për publikun përmes blerjes së biletës në vlerë prej 100 CHF për person. Persona të biznesit dhe filantropë ftohen të mbështesin mbrëmjen në cilësinë e sponsorëve. Kjo darkë organizohet me qëllimin e shpëtimit të jetëve të fëmijëve dhe uljes së shkallës së vdekshmërisë të foshnjave në Kosovë. Që nga paslufta, kur shkalla e vdekshmërisë ka qenë 29 foshnja në 1,000 lindje, tash kemi arritur ta ulim në 11 vdekje në 1,000 lindje, shifër që ende mbetet më e larta jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Me qëllim e uljes së shkallës së vdekshmërisë, Fondacioni zhvillon programe shëndetësore, si furnizimin e Klinikës Neonatologjike dhe asaj Gjinekologjike në QKUK me medikamente esenciale dhe pajisje të nevojshme mjekësore, hapjen e ‘klasave për nëna’, zhvillimin e transportit neonatal dhe programeve të tjera” , thuhet në njoftim.

Ngjarja mbahet më 29 shtator prej orës 19:00 – 21:00 dhe është bërë e mundur falë mbështetjes së Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, lokalit Eni’t, platformës AlbInfo.ch, kompanisë Eurokoha, si dhe organizatës “Germin”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test