Në Morzhë të Lozanës ka filluar viti i ri shkollor për mësimin plotësues në gjuhën shqipe - Bota Sot
Në Morzhë të Lozanës ka filluar viti i ri shkollor për mësimin plotësues në gjuhën shqipe

Zvicra

E hënë, 11 dhjetor 2017

Në Morzhë të Lozanës ka filluar viti i ri shkollor për mësimin plotësues në gjuhën shqipe

Nga: Nexhat Haziri Më: 15 shtator 2017 Në ora: 14:51
Lozanë

Edhe pse jo me pak veshtërsi e telashe, mësimi plotësues në gjuhën shqipe, apo edhe siq nihet shkolla shqipe, në Morzhë të Lozanës, ka hapur dyert për fillim vitin e ri shkollor. Dhe kjo falë një grupi aktivistësh shqiptar, të organuzuar nën LAPSH, Gjergj Prenkoçaj-kryetar,Nysret Kalimashi-sekretar, Fahri Ratkoceri-arkatar, si dhe mësuesja Harije Alidema, të cilët po japin maksimumin e mundësive të tyre, që kjo shkollë të arrijë rezultate sa më të mira dhe të shtohet po ashtu numëri i nxënësve shqiptar, fëmijë të mërgimtarëve tanë që jetojnë  dhe veprojnë në këtë pjesë të Lozanës në Zvicer,  ta ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Përkundër sfidave të mëdha që hasin në këtë mision të tyre të shejntë, në ngritjen e vetëdijes kombëtare, ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës ,traditës, historisë dhe kulturës shqiptare, ky grup aktivistësh janë shembull jo vetëm në kantonin Vud, por gjithandej nga shtrihet mërgata jonë në Zvicër dhe më gjërë në shtete evropiane. Mëgjithatë, lidhur me procesin e zhvillimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Morzhë, kryetari i LAPSH-it për këtë komunë, z. Gjergj Prenkoçaj në një prononcim për gazetën "Bota Sot" ka theksuar së është i knaqur me përgaditjet që i kanë bërë lidhur me fillim vitin e ri shkollor të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, por jo edhe me pjesëmarrëjen e fëmijëve shqiptar për ta ndjekur mësimin plotësues në gjuhën shqipe, pasi ky nymër ka mundësi të jetë më i madh nga që është aktualisht.

"Ne i kemi bërë përgaditjet tona, dhe i ftojë mërgimtarët tanë këtu në Morzhë që ti inkurajojnë fëmijët e tyre që të jenë pjesë e ketij projekti kombëtar siç është shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe" ka thënë z. Prenkoçaj. Ai po ashtu është shprehur se beson që edhe institucionet e shtetit, qeveria por edhe ministria e Diasporës, të ndihmojnë në këtë aspekt edhe me literaturë shkollore të nevojshëm për fëmijët tanë që jetojnë dhe veprojnë me prindërit e tyre, jo vetëm në këtë pjesë të Lozanës, por gjithandej nga shtrihet mërgata e jonë. Ruajtja e gjuhës, traditës dhe kulturës shqiptare, për z.Prenkoçaj, duhet të jetë një nga qëllimet kryesore të çdo shqiptari që jeton me familje jashtë atdheut.

Ai edhe një herë iu bënë apel, të gjithë shqiptarëve që jetojnë në këtë pjesë të Lozanës, në Morzhë, që mos të hezitojnë por ti sjellin fëmijët e tyre për ta vijuar mësimin plotësues në gjuhën shqipe " Mësimi plotësues në gjuhën shqipe, nuk e pengon integrimin e fëmijeve tanë në shoqerinë ku në jetojmë dhe veprojmë, përkundrazi iu ndihmon, i kompleton dhe mbi të gjitha ruan identitetin kombëtar të  fëmijëve tanë, duke i bërë që të jenë të dobishëm edhe për kombin edhe për shtetin dhe shoqërinë ku ata jetojnë", ka potencuar z. Prenkoçaj. Në fund ai po ashtu thekson se duhet të juemi falenderues edhe autoriteteve zvicrane që kanë krijuar kushte dhe ambijent për një zhvillim normal të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, jo vetëm në Morzhë, por gjithandej Zvicres, në mjediset ku jetonë dhe vepron komuniteti shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test