Zvicër: Personi me thikë plagos tre shqiptarë, tre italianë dhe një zviceran - Bota Sot
Zvicër: Personi me thikë plagos tre shqiptarë, tre italianë dhe një zviceran

Zvicra

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Zvicër: Personi me thikë plagos tre shqiptarë, tre italianë dhe një zviceran

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 tetor 2017 Në ora: 14:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë përleshjes të përgjakshme në një lokal të Luganos, një burrë ka plagosur shumë persona me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mes të premtes dhe të shtunës, ndërsa agresori ka ikur në drejtim të paditur, shkruan media zvicerane “sda.ch”. Motivet nuk bëhen të ditura.

Mes viktimave janë tre shqiptarë, tre italianë mes moshave 23 deri 27 vjeç dhe një 22 vjeçar zviceran. Njëri është dërguar me ambulancë në spital, ndërsa tjerët kishin plagosje në dorë dhe këmbë. Asnjëri nuk është në rrezik për jetën, thanë nga policia e Tesinit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test