Shoqata Humanitare “Salih Çekaj“ në Zvicër vitin 2017 e përmbyll me sukses të lakmueshëm, grumbulloi ndihma për nevojtarët në Atdhe - Bota Sot
Shoqata Humanitare “Salih Çekaj“ në Zvicër vitin 2017 e përmbyll me sukses të lakmueshëm, grumbulloi ndihma për nevojtarët në Atdhe

Zvicra

E enjte, 20 shtator 2018

Shoqata Humanitare “Salih Çekaj“ në Zvicër vitin 2017 e përmbyll me sukses të lakmueshëm, grumbulloi ndihma për nevojtarët në Atdhe

Nga: Haki Latifi Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 13:58
Saim Tahiraj, kryetar i SHH „Salih Çekaj“ në Zvicër

Suksesi i një pune është i shëndoshë dhe jetë gjatë, kur punohet në mënyrë ekipore. Si popull njihemi botërisht, që jemi humanitarë dhe paqësorë, këtë e kanë vërtetuar shumë atdhetarë të mëhershëm. Nuk ka më kënaqësi, që të ndihmosh nevojëtarët, të varfërit, të ndihmosh jetimët, të ndihmosh studentët dhe të ndihmosh institucionet tona kombëtare. Këtë e dëshmon mëse miri raporti vjetor i Shoqatës Humanitare e cila me krenari mban emrin e Heroit „Salih Çekaj“  e udhëhequr me sukses nga kryetari i saj Saim Tahiraj.

Siq dëshmoi me shifra e dëshmi në leximin e raportit vjetor të organizuar në „Darkën e Lamës“ para një numëri të madh të donatorëve të kësaj shoqate, më 16.12.2017 në Büron të Lucernit nga arkatari i shoqatës z. Lushi Mulaj, gjatë këti viti përveç aktiviteteve të ndryshme që i ka organizuar Shoqata, ndër të tjera gjatë vitit 2017 shuma e ndihmave që kanë ndihmuar në Kosovë dhe në viset shqiptare arrin në në vlerë prej: 

201 433.- CHF dhe 

16.904.EUR.

Falënderimet nga zemra shkojnë për të gjithë donatorët dhe anëtarësia e shoqatës.

Zoti i shpërbleftë për kontributin që e japin. 

Punë të mbarë, suksese të mëtejme dhe gjitha të mirat Shoqatës Humanitare „Salih Çekaj“ në Zvicër!

Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test