Kuvendi i V-të i SHHLP-së, mbahet më 27.01.2017 në Rebstein

Zvicra

Kuvendi i V-të i SHHLP-së, mbahet më 27.01.2017 në Rebstein

Nga: D.HEBIBI Më: 25 janar 2018 Në ora: 11:01
NJOFTIM

Njoftojmë të gjithë anëtarët, të gjithë vullnetmirët, bashkëkombas të të gjith trevave, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, se me datë 27.01.2017, në restaurant “Oksen”, në adresën Staatsstrasse 72, 9445 Rebstein ( SG), duke filluar nga ora 19.00, do të mbahet Kuvendi i pestë i SHHLP-së.

Shpresojmë shumë, se do të gjeni kohë dhe do të vini në këtë kuvend dhe do të njoftoheni edhe për punën që është bërë në vazhdimësi nga kryesia. Për çdo ndihmë, që e keni dhënë deri më tash, kryesia ju falënderon gjithmonë dhe shpresojmë, se edhe në të ardhmen, do të kemi bashkëpunim nëmes veti për të mirën e atyre që kanë nevojë. Të nderuar vëllezër, për çdo informatë se si ka vepruar shoqata jonë, i keni në portalin tonë të shoqatës, por edhe nëpër shumë media, por edhe tek monografia, që është botuar me rastin e dhjetë vjetorit të shoqatës.

Mirupafshim të shtunën më 27.01.2017! Njofton kryesia e SHHLP-së, me kryetar, veprimtarin e palodhur z.Fazli Musliu, i cili gjatë kësaj periudhe sa e drejtoi shoqatën, nuk munguan edhe sukseset e mëdha dhe shoqata dita ditës po bëhet edhe më e fuqishme dhe po përkrahet nga të gjithë veprimtarët, jo vetëm të Luginës së Preshevës, por nga të gjitha trevat shqiptare. Kryesia aktuale, ka realizuar edhe takime historike me lloj lloj personaliteti me të vetmin qëllim, që shoqata humanitare, të përcjell zërin tek të gjithë, se në atdheun tonë priten ndihma nga kjo shoqatë dhe duhet ndihmuar ata që kanë nevoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat