Vëllazërisht, u zgjodh kryesia e re e SHHLP-së në Zvicër

Zvicra

Vëllazërisht, u zgjodh kryesia e re e SHHLP-së në Zvicër

Nga: Dashnim Hebibi Më: 28 janar 2018 Në ora: 12:20
U zgjodh kryesia e re e SHHLP-së në Zvicër

Kryetar u zgjodh, Ferat Rashiti, që ishte gjithmonë besnikë i shoqatës në kryesi prej themelimit, Bejtulla Beluli, sekretar, poashtu veprimtarë i pandalshëm i shoqatës, Shefket Asani, arkatar, ky veprimtarë i dëshmuar i çështjes kombëtare edhe pse me moshë të thyer, ai nuk di të ndalet dhe vërtet e kemi parë nëpër shumë manifestime duke përcjellur përshëndetjet e kryesisë së SHHLP-së dhe anëtarëve të tjerë. Kryetar nderi i SHHLP-së, u zgjodh, ish kryetari i SHHLP-së, z.Fazli Musliu, duke iu vlerësuar puna e madhe gjatë këtyreve viteve në shoqatë.

Rebstein, 28 janar

Ashtu edhe siç ishte pritur, mbrëmë, duke filluar nga ora 19.00, kryesia e kaluar e SHHLP-së, anëtarë si dhe bashkëkombas të trevave të ndryshme të atdheut, ishin mbledhur për të marur pjesë në një takim vëllazëror dhe për të mbajtur Kuvendin e pestë të SHHLP-së. Shoqatë Humanitare e cila edhe pse ka një anëtarësi jo edhe të madhe dhe me një shumë simbolike të pagimit vjetor prej 30 frangash, ajo ka ndihmuar aq shumë, sa që i kanë marë lakmi shumë veprimtarë të dëshmuar të kombit. Kuptohet, se jo punëtorët, zakonisht janë trumbetues dhe duan të shihen gjithnjë si triumfues, por kjo shoqatë rreth sofrës së saj ka pasur veprimtarë të dëshmuar dhe asnjëherë nuk kanë rrahur gjoksin se kanë bërë diçka, sepse puna dhe vepra shihej me punë. Për këto dhjetë vjet, kanë bërë aq shumë, sa që vërtet ka mbetur në histori për brez pas brezi. Kanë ndihmuar familjet e dëshmorëve, jetimët si dhe studentë e projekte të tjera humanitare, ku është kërkuar në raste të ndryshme. Për të gjitha ndihmat janë të paraqitura edhe në Monografinë e Shoqatës e cila u promovua në disa kryeqendra të europës, duke u mirëpritur mirë dhe duke i dhënë shembull, që edhe shoqatat tjera që veprojnë nëpër mërgatë, të ruajnë materialet e veta dhe të përmbledhin në një libër, që të mbetet për brezat e ri që do të vijnë, se mërgata jonë kurrë nuk është ndalur për atdheun dhe as që do të ndalet, sepse rrënjët tona janë në atdhe. Kryesia e kaluar e shoqatës, me shumë sakrifia, ka përcjellur zërin e kësaj shoqate dhe anëtarëve të saj gjithandej, në çdo shtëpi që është ndarë ndihma. Shpesh, kryesia, kryetari i kësaj shoqate, e tash ish kryetari, z.Fazli Musliu, për të treguar bardhësinë e punës, gjithmonë ka dhënë foto dhe material që të shihen se si po ndahen ndihmat, pra, pa pasur as një cent keqpërdorim, apo për përfitime të tjera.

“Shumë sakrificë, por nuk do të ndalemi”

Fazli Musliu, veprimtarë i dalluar i çështjes kombëtare edhe pse kisht e besimin e anëtarëve të tjerë, që të vazhdoj të drejtoj shoqatën, ai deshti, që të mer dikush tjetër dhe ai të jet padyshim pjesë e saj me të gjitha mundësit. Siç theksoi edhe vet z.Fazli Musliu, se shoqata është e të gjithëve dhe duhet freskuar me suksese dhe të mos ndalemi për hirë të atyreve që kanë nevoj, sepse presin ndihma nga ne dhe padyshim, që perendia na shpërblen me të mira neve dhe të gjithë atyreve që ndihmojnë. Shumë urata marim nga nevojtarët, nga studentët. Nuk mundem ta fshehi gëzimin tim, që shpesh mu kanë mbushur sytë edhe me lotë, kur ata që përfitonin ndihmat e shoqatës, na jepnin urata të mëdha, për secilin që ka dhënë kontribut, sepse tekefundit, të gjithë pasurinë do ta lëjmë në këtë botë dhe pasuria jonë është veprat e mira që do ti marim në botën e amshueshme. Nuk pritej që të vijnë me qindar bashkatdhetarë në Kuvend, por disa, ata që nuk janë ndalur kurrë. E shtuna, e diela për bashkatdhetarët tanë siç dihet janë ditë pushimi dhe secili ka hallet e veta dhe ata që nuk kanë mundur të jenë prezent dhe që kanë dashur të jenë, na thonin, thotë, z.Fazli Musliu, se çfarë do vendimi që do të merrni ne jemi me Ju dhe zoti ju bekoft. Nuk është edhe e lehtë të merresh me humanitet, sepse diaspora jonë është lodhur, por tek ne kanë përcjellur se çdo ndihmë e tyre ka shkuar në vend të duhur. Ashtu si ishte paraparë, mbrëmë, në ora 19.30, në restaurant “Oksen”, në adresën Staatsstrasse 72, 9445 Rebstein ( SG), SHHLP e filloi takimin e pestë të Kuvendit. Prezent ishin thuajse të gjithë anëtarët e kryesisë aktuale dhe miqë të tjerë të shoqatës, por edhe veprimtarë të tjerë, bëmirës e patriot të dëshmuar kohë pas kohe për të mirën e atdheut.

Nder të madh veprimtarëve të SHHLP-së edhe sivjet i bëri prezenca e kryetarit të Shoqatës së njohur kombëtare “Atdheu” që vepron në Zvicër, me kryetar Shkelzen Avdiu me disa miqë, anëtarë të kësaj shoqate.

Kuvendin e hapi, z.Fazli Musliu kryetar, duke përshëndetur që të gjithë që ishin prezent dhe duke përcjellur përshëndetje edhe për ata që nuk ishin prezent. Nuk mungonin edhe emocionet, sepse siç theksoi në fjalët e para të z.Musliu, se bashkarisht kemi pasur suksese, sa që na kanë marur lakmi shumë e shumë veprimtarë. Nuk duhet të ndalemi. Jemi mbledhur sonte, për të mbajtur ashtu si do të duhej, kryesinë e re, sepse nga sonte, do të dua, që të drejtoj shoqatën ndoj vëlla tjetër dhe do të jem bashkë me te në çdo situatë. Është mirë të vazhdojmë bashkë dhe vetëm bashkë. Falënderoi të gjithë kryesinë, emër e me mbiemër, anëtarët e shoqatës, kryesitë e disa xhamive, që kanë kontribuar me ndihma dhe siç tha edhe vet, z.Fazliu, ndoshta edhe i kam lodhur e bezdisur, por kam kërkuar ndihma për familjarë të dëshmorëve, jetimë e student dhe të gjithë më kanë përkrahur asnjëherë nuk më kanë kthyer prapa. Falënderoj secilin nëse edhe një minutë ja ka kushtuar humanitetit në këtë shoqatë. Falënderoj afaristë e veprimtarë të tjerë që kanë ndihmuar dhe falënderuar. Falënderoj të gjithë që edhe Akademitë e dëshmorëve të UÇPMB-së që i kemi mbajtur së bashku me përkrahje të të gjithëve, me aq mundësi sa kemi pasur. Nuk kam vrapuar për të bërë gara, por kam vrapuar me ndihmën e juaj që të dalim si duhet dhe të ndihmojmë ata që kanë nevoj. Ndihma juaj ka qenë e madhe dhe kjo ka bërë që çdo lodhje që e kemi pasur ta kalojmë shpejt. Nuk ka qenë e lehtë, të punohet për besë, por kur shihja ata që kanë nevoj, i thoja vetes nuk do të ndalem. Ndihma juaj më ka dhënë fuqi, përkrahja juaj ka qenë e madhe e prandaj, edhe kemi kaluar shumë mirë. Për punën e shoqatës gjatë këtyre viteve e dini të gjithë se janë në Monografi, por edhe nëpër media, për çdo frangë apo euro ku ka shkuar janë me dokumente. Të vazhdojmë vëllezër e të mos ndalemi. Falënderoj edhe krysinë e SHH Medvegja në Zvicër, që kemi bashkëpunuar, pastaj shoqatën Agimi, me gazetarët, Llukman Halili, Dashnim Hebibi dhe shumë e shumë veprimtarë të tjerë. Mediat gjithashtu i falënderojmë shumë për përkrahjen, nga se, publicisti e gazetari, Dashnim Hebibi, thuajse çdo aktivitet tonin e ka përcjell në media edhe ate pa as një kompenzim, por nga vetë dëshira. Sukses ishte edhe botimi i Monografisë, ku falënderojmë shumë autorët dhe të gjithë sponzorët, që kanë kontribuar. Pas një bisede miqësore nëmes veti, kryesia e kaluar e me disa veprimtarë të tjerë, unanimisht, zgjodhën kryesinë e re. Kryetar u zgjodh, Ferat Rashiti, që ishte gjtihmonë besnikë i shoqatës në kryesi prej themelimit, Bejtulla Beluli, sekretar, poashtu veprimtarë i pandalshëm i shoqatës, Shefket Asani, arkatar, ky veprimtarë i dëshmuar i çështjes kombëtare edhe pse me moshë të thyer, ai nuk di të ndalet dhe vërtet e kemi parë nëpër shumë manifestime duke përcjellur përshëndetjet e kryesisë së SHHLP-së dhe anëtarëve të tjerë. I madh e i vogël e njohin punën e madhe kombëtare që e ka dhënë ky veprimtarë, Shefket Hasani, por ai u zotua, se do të jetë me kryesinë me shpirt. Të gjithë e vlerësuan lart punën dhe përkrahjen e madhe të Bacit Shefket.

Me një minutë heshjte u nderua edhe vepra e madhe kombëtare, e z.Jonuz Musliu

Që të gjithë u ngritën në këmbë për të nderuar veprën kombëtare, të patriotit, bashkëkombasit tonë, Jonuz Musliu, i cili ndërroi jetë para pak ditësh. Të gjithë kujtuan përkrahjen e madhe që i ka dhënë shoqatës dhe që ka marrur pjesë edhe disa herë në Akademi. I qoftë i përjetshëm kujtimi, thanë të gjithë të pranishmit. Anëtarë të kryesisë u zgjodhën, Naser Rrustemi nga Gostivari dhe Naip Sadiku. Kryetari i sapozgjedhur, falënderoi për besimin që i dhanë dhe u zotua, se me ndihmën e të gjithëve dhe me përkrahjen e të gjithëve, do të vazhdojmë, që të ndihmojmë atje ku ka nevoj. Ferat Rashiti, kryetar i ri I SHHLP-së, propozoi, që z.Fazli Musliu, ish kryetar, të zgjidhet, kryetar nderi i shoqatës, sepse kontributi i tij vërtet ka qenë i shenjtë, duke përcjellur zërin e shoqatës gjithandej tokave shqiptare, por edhe nëpër europë. Besoj, se do të jeni me mendimin tim dhe unanimisht, u zgjodh, kryetar nderi. Ky ishte një nder madhor, duke vlerësuar lart punën që ka bërë z.Musliu. Z.Musliu, jo pa emocione falënderoi për këtë emërim dhe tha, se do ta ndaj me të gjithë që kanë ndihmuar e ndihmojnë. Do të jemi bashkë dhe vetëm bashkë. Të gjithë kemi punuar pa rroga, por duke harxhuar edhe nga xhepi jonë, të mos flasim edhe mundin e kohën që e kemi harxhuar, por një është e shenjtë, ndihma. Ajo është e shenjtë, të ndihmojmë dhe të bashkohemi edhe më shumë, sepse kjo jetë është siç e dini e shkurtër dhe vetëm puna do të mbetet dhe do ta marim me vete. Takimin e përmbylli kryetari Ferat Rashiti, duke falënderuar shumë edhe komandantin Shefket Hasani, që tash më edhe arkatar i SHHLP-së, të cilin e kemi pasur e do të kemi në zemër të shoqatës, sepse prezenca e tij kudo që jemi, na bënë edhe më shumë të nderuar. Lugina e Preshevës, ka nevoj për ndihma edhe më të mëdha dhe ne do të angazhohemi bashkarisht, që të ndihmojmë ata që kanë nevoj, familjet e dëshmorëve, jetimët e padyshim edhe studentët. Ishim e do të mbesim bashkë. Në fund të këtij kuvendi, që të gjithë pitën edhe nga një gotë uji, që të ecin sikur që uji në lumë, me pastërtinë e saj. Ky kuvend, vërtet ishte për të përshëndetur, se përfundoi për lakmi, sepse të gjithë ishin bashkë dhe u zotuan se do të jemi bashkë edhe në të ardhmen dhe kryesia e re, u bëri thirrje që të gjithëve, atyre vullnetarëve, bëmirësve, që të bashkohen, me aq sa kanë mundësi, që të ndihmojmë ata që kanë nevoj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat