Edhe kryeqyteti olimpik, Lozana së shpejti me shtatoren e Shenjtores “Nëna Tereza”

Zvicra

Edhe kryeqyteti olimpik, Lozana së shpejti me shtatoren e Shenjtores “Nëna Tereza”

Nga: Nexhat HAZIRI Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 16:38
Lozanë, vendi ku do të vendoset shtatorja e Shenjtores “Nëna Tereza”

Lozana, e ndodhur përkatësisht në kantonin Vo (Vaud) të Zvicrës, është kryeqendra e Lojërave Olimpike, që njihet edhe si  Kryeqyteti Olimpik, ku e ka selinë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ku ndodhet edhe  Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv, së shejti do të bekohet edhe me shtatorën e shenjtores  “Nënë Tereza”, fal punës së palodhëshme të komunitetit shqiptar në këtë qytet,  sidomos nga veprimtarët  dhe këshilli i përbër nga Ibrahim Syla, veprimtar i kahmotshëm si dhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës, së legjislaturës së viteve ’90; Gjergj Prenkoçaj,kryetar i LAPSH për qytetin e Morzhës, veprimtari prof.Sabri Alidema, veprimtari dhe muzicienti Cen Kabashi, si dhe veprimtarja dhe poetja Fatime Kalimashi.

Për realizimin e këtij projekti, pra  vendosjen e shtatorës së Shenjtores “Nënë Tereza” tashmë kanë filluar edhe punimet për ngritej e bazamentit në të cilën do të vendoset shtatorja e “Shën Terezës” në Bellevaux Lausanne, n? oborrin e kish?s Église St Amedee Rte de Pavement 97 Lausanne,e cila pritet të përurohet në pjesën e parë të këtij viti që përkon edhe më jubileun e dhjetvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Lidhur më këtë projekt dhe punët në vazhdimësi që po bëhen këto ditë për realizimin e tij, ideatori dhe inicuesi i këtij projekti Gjergj Prenkoçaj, për të përditshmën “Bota Sot”ka deklaruar se: “Tashmë kanë filluar punimet  intensive për realizimin e projektit dhe shpresoj  që mbrenda 2 muajve, do ti kryejmë të gjitha pun?t rrethë ndertimit të pjesë së vrazhdë të bazamentit ku do të vendoset shtatorja po ashtu edhe obligimet administrative, si edhe të gjitha përgaditjet për ditën përurimin e shtatorës së “Shën Terezes”  që besoj se do të jetë një ditë e madhe festive dhe gjithsesi e krenarisë kmbëtare për shqiptarët, por edhe një prani e fuqishme e frymës së dashurisë dhe humanizmit të “Shën Terezës”për të gjithë njerëzit në qytetin e Loanës dhe më gjërë.

Po ashtu z. Prenkoçaj ka shfrytzuar rastin që përmes gazetës “Bota Sot”në emër të këshillit për reaizimin e projektit të ngritjes së shtatorës së “Shën Terezës” në qytetin e Lozanës, ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në mënyra të ndryshme për realizim e këtij projekti kombëtar siç e quan ai. Ndërsa për datën dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me perurim dhe zbulimin e shtatorës së “Shën Terezes”,z. Prenkoçaj, ka thënë se për këto do të njoftohet opinion me kohë.

 Për fund, le ta kujtojmë një nga thënjet frymzuese  të  shenjtores shqiptare “ Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie” . Pra, le të jetë kjo thënje mesazh paqeje e dashurie që do ta përqon shtatorja e “Shën Terezës” në Lozanë, për të gjithë njerëzit pamarrëparasyshë, nacionalitetin, besimin, racën, gjuhën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat