Konsullata e Kosovës në Gjenevë sot e hapur për bashkatdhetarët

Zvicra

Konsullata e Kosovës në Gjenevë sot e hapur për bashkatdhetarët

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 07:31
Ilustrim

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, sot do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë të vizitojnë selinë e konsullatës.

Sipas njoftimit, nga ora 14:00, të gjithë bashkatdhetarët do të mund ta vizitojnë konsullatën në adresën e re “Rue de Lausanne 63, 1202.

Ndërsa, duke filluar nga ora 18:00, në konsullatë do të hapet ekspozita me piktura të artistit Samedin Asllani dhe organizohet pritja për të gjithë të pranishmit në shënim të 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat