E shtunë, 21 nëntor 2026
  • Tiranë, flakë pranë zyrës së kryeministrit

    Një veturë është përfshirë nga flakët pranë zyrës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë, në kohën kur protestat e udhëhequra nga studentët kundër qeverisë po përshkallëzohen.

    Demonstratat janë organizuar për të kërkuar përmirësimin e kushteve në universitete, ndërsa protestuesit po kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.

    Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë veturën e përfshirë nga zjarri pranë selisë së qeverisë, në një situatë të tensionuar nga protestat.

    Foto: Vlasov Sulaj / NurPhoto / Shutterstock