MPB jep detaje për zonat e vërshuara

Aktuale

MPB jep detaje për zonat e vërshuara

Më: 20 janar 2023 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Duke pasur parasysh që situata për momentin është më stabile, për shkak të ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe rënies së niveleve të ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme përmes Qendrës Operative Emergjente, ka njoftuar se mbetet e angazhuar të sigurojë rrugët kryesore dhe alternative të qarkullueshme, përmes AME-së dhe në koordinim me Ndërmarrjet Publike, të sigurojë ujë të pijes, si dhe të plotësojë nevojat të tjera të mundshme të qytetarëve nga zonat e vërshuara. 

Sipas MPB-së, institucionet relevante kanë intervenuar në dy lokacione në Komunën e Skenderajt, në 4 lokacione në Mitrovicë, si dhe janë siguruar cisterna për ujë të pijes në këto dy komuna sipas kërkesave. 

“Në Komunën e Klinës, në disa lokacione ka filluar intervenimi me pompa për largimin e ujit dhe varësisht nga kërkesat do të vazhdojë edhe në zonat tjera të kësaj komune.

Si Ministri e Punëve të Brendshme jemi në dispozicion të plotë për veprim në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Ju apelojmë për kujdes të shtuar dhe në rast nevoje komunikim me institucionet relevante përmes numrave emergjent: 112, 192, 193 dhe 194”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat