…n’ Maje,
atje ku Qielli
i thot’ Tokës:
Frikë mos ki,
Unë jam me Ty!
Ka qet’si,
rrjetat nuk thurren,
valët e qeta janë!
dashtnia mbretnon!
Burimi i kthjellët,
nis rrugën e gjatë
Lumin kërkon,
T'Mirën e naltnon
Veset, n'llom tue u zhvatë
i vështron, mirë i njeh!
Mendja e ndritme,
Zemra e Bardhë,
Shpirti që shijon
Dritën e Pasosme,
n'Maje, n'Maje;
Ishte dhe Â!
familja Nura