Ky është mjeku që dyshohet që e sulmoj punëtorin në spitalin e Pejës

Aktuale

Ky është mjeku që dyshohet që e sulmoj punëtorin në spitalin e Pejës

Më: 24 janar 2023 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Mjeku i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, dyshohet se të hënën ka sulmuar fizikisht një punëtor të spitalit. Rasti është hapur në polici. media, mëson se mjeku i cili dyshohet që e sulmoi punëtorin është Besnik Ibraj. Ibraj sipas burimeve të ” IndeksOnline”, është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të mjekëve në pozitën të cilën e kishte ushtruar mjeku Muhamet Haliti, i cili është suspenduar pas rastit të foshnjës në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai tha se rasti është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.

“Dje rreth orës 13:44 një punëtor i Spitalit Rajonal ka ardhur dhe e ka njoftuar policinë se është sulmuar nga një mjek në Spitalin Rajonal në Pejë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistu viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “lëndim i lehtë trupor”. Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent policor”, u shpreh Gashi.

Image
Besnik Ibraj

 

Gashi shtoi se motivi që çoi deri te sulmi fizik ishte “rreth një mosmarrëveshjeje, për orar të punës”. Sipas tij, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat