Zëdhënësi i VV-së për PDK-në: Pa kauzë, pa ide, pare plot

Aktuale

Zëdhënësi i VV-së për PDK-në: Pa kauzë, pa ide, pare plot

Më: 26 janar 2023 Në ora: 17:57
Arlind Manxhuka

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status shumë të shkurtër, në të cilin ka komentuar partinë më të madhe opozitare në Kosovë. Z. Manxhuka ka shkruar se PDK është pa kauzë e pa ide.

Megjithatë, sipas tij, PDK-ja ka “pare plot”.

"Pa kauzë. Pa ide. Pare plot. PDK", shkruan ai.

Reagimi i Manxhukës vie pas aksionit simbolik kundër Martin Berishajt, ambasador i Kosovës, në të cilin një aktivist i PDK-së hodhi para mbi Berishajn, që dyshohet të jetë përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat