​Pensionistët kërkojnë vëmendjen e shtetit

Aktuale

​Pensionistët kërkojnë vëmendjen e shtetit

Më: 27 janar 2023 Në ora: 14:30
Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka diskutuar me shoqatat e pensionistëve dhe të invalidëve të komunave të Kosovës për ligjin për skemat sociale të financuara nga shteti. Pensionistët kanë kërkuar vëmendjen e shtetit ku disa prej të cilëve deklaruan se qeveria po e përbuz kategori ndaj të cilëve, sipas tyre, po tregon qasje inferiore.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka deklaruar se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për punëtorët e viteve të ’90-a.

“Të respektojmë Gjykatën Kushtetuese dhe të mbështesim largimin e një padrejtësie që vërtetë ka ekzistuar që sa vite. Ju e dini fort mirë ju jeni pjesë e këtij vendi, dhe ju them që kjo iniciativë nuk ka të bëjë kurrgjë me opozitarizëm ose politikë. Qëllimi jonë është me u heq një e padrejtë, veprimi i kushtetutës ka qenë me u heq, vendimi nënkupton ekzekutim me datën 15 korrik, pra pas datës 15 korrik kjo duhet me u hek. Ju kam ftuar me marrë imputet e juaja lidhur me modalitetet se si do të zgjidhet kjo punë, sepse tani do të fillojë procesi qoftë i zgjidhjes së skemave sociale si tërësi ose qoftë si veprim i ndarë largimi i 15 vjeteshin, që nuk i pengon kurrgjë skemave në tërësi është ndihmesë për ta, si do ta zgjidhim këtë”, ka thënë Dreshaj.

Deputetja Albana Bytyqi ka deklaruar se duhet të largohet kushtëzimi për pensionistët që sipas saj është diskriminues për punëtorët viteve të ’90-a.

“Ka njerëz që ndoshta për një ditë nuk po e përfshinë, e di jam shumë e vetëdijshme sepse kam pasur raste, takime, ku ndoshta për 24 orë nuk e ka përfshirë, ndoshta për një javë nuk e ka përfshirë, është shumë e dhimbshme kjo, po besoj që kemi me u mundu me dhënë maksimumin, mirëpo është e rëndësishme ju me na dhënë opinionet e juaja dhe me mujt me dalë me një rekomandim të përbashkët dhe me një zgjidhje që së shpejti me u heq ky kusht, sepse ne e dimë që qe qeveria këtë e ka në dorë sepse e ka shumicën parlamentare në kuvend ku ne po mundohemi por çka është e rëndësishme që shumica parlamentare në kuvend po vendosë. Po besoj kanë me ndryshu mendim dhe po shpresoj sepse edhe ata jam e sigurt që edhe ata kanë familjarë në familjet e tyre që po ballafaqohen me këtë kusht”, ka thënë deputetja Bytyqi.

Në anën tjetër, Njazi Gashi, kryetar i lidhjes së organizatave komunale të pensionistëve dhe invalidëve të punës së Kosovës ka thënë se qeveria po tregohet inferiore ndaj kësaj kategorie.

“Pas vitin 1999 si duket traumat e luftës kanë shkaktuar që njerëzit të humbin ndjesinë për njëri tjetrin, sidomos për të sëmurët, të varfrit, për të moshuarit. Tjetër nuk mundet me pas për sjelljen kaq inferiore, kaq jo respektuese, për të gjitha qeveritë që kanë qenë deri më tash, nuk është kjo vetëm e kësaj qeverie, por meqë sot jemi duke debatuar për këtë temë sot akuzohet kjo qeveri, pse gjithë ky inferioritet, pse gjithë kjo përbuzje ndaj kësaj kategorie dhe pse gjithë ky vesh i shurdhër për gjithë këta zëra të mekur në këto kushte kaq mizerable ekonomike, në këto kushte aq nënçmuese, aq injoruese për krejt këto kategori”, ka thënë Gashi.

Kritika ka pasur edhe Ndue Kalaj, një prej themeluesve të sindikatave të pavarura të Kosovës në vitet e ’90.

“Periudhën kohore që neve na kanë larguar prej punës e mjerisht edhe gjykatat, unë kam pas rast të lexoj shumë vendime të gjykatave që janë amatere, e merr se pa marrë parasysh se të është ndërprerë marrëdhënia e punës në bazë të ligjeve të Serbisë, të një shteti okupues, edhe gjykatat tona vendore thonë nuk e i ke 15 vjet, nuk i kam 15 vjet sepse mu ligji i Serbisë më ka ndërprerë... Si ja kërkoni kolegut kontributet deri në vitin 1999, burra shiqoni me i këkru kontributet në masakrat e Kosovës e për çdo vjet me shku atje e me përkujtu kjo me të vërtetë është tragjedi, është tragjedi për ne si shtet nëse duam me kriju shtet”, ka thënë ai.

Ndërsa, Shaban Tasholli i pensionuar nga Policia e Kosovës, duke folur për kushtet pensionistëve ka thënë se ndjehet i diskriminuar nga shteti.

“Ndjehem i diskriminuar nga shteti im, këtu letrat me ua nxjerr jam anëtar nderi policisë së Kroacisë, anëtar nderi i policisë së Shqipërisë, asnjë letër në turpin tim nuk është që kam qenë polic i Kosovës... Njeriu i cili me ka rrahur, më ka burgosur me ka maltretuar ka marrë 10 vjet rrogë dhe të dalë në pension tash pensionin e plotë e unë të dalë me 100 euro, ky është diskriminim”, ka thënë Tasholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat