Rritja e tatimit në pronë, LDK del me tri kërkesa për Hekuran Muratin

Aktuale

Rritja e tatimit në pronë, LDK del me tri kërkesa për Hekuran Muratin

Më: 28 janar 2023 Në ora: 13:12
Hykmete Bajrami

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media sa i përket vlerës së tatimit të pronave. Deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami ka paraqitur kërkesat drejt ministrisë së Financave duke thënë se duhet që me një vendim të pezullohet aplikimi i rivlerësimit të fundit të patundshmërive dhe që fatura te vitit 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022.

Gjithashtu kanë thënë që MF-ja duhet që të procedojë në Kuvend ligjin e ri për Tatim në Pronë.

“Me Ligjin e ri të adresohen të gjitha nenet që sot janë pengesë për të bërë përshtatjet e nevojshme dhe për të reflektuar situatën e rëndë socioekonomike dhe shkallën e lartë të inflacionit. (Me Ligjin e ri mund të ulët pragu i poshtëm që aktualisht është 0.15%, në mënyrë që komunat të kanë fleksibilitet me të madh për vendosjen e normave të tatimit në pronë.)”, ka thënë Bajrami.

Derisa kanë kërkuar që Ministria e Financave në bashkëpunim me komunat gjatë vitit 2023 të bëjnë rishikimin e plotë të procesit të ri-vlerësimit të pronave pas përcaktimi të zonave që marrin parasysh zhvillimin e vendbanimeve dhe ngastrave kadastarale.“Kjo për shkak se gjatë ri-vlerësimit të pronave të bërë më 2022 janë përdorur zonat e vjetra, janë injoruar komplet nënzonat pasi ka dështuar sistemi i Departamentit të Tatimit në Pronë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat