Muja: Asociacioni avancon ndikimin e Serbisë në Kosovë

Aktuale

Muja: Asociacioni avancon ndikimin e Serbisë në Kosovë

Nga: A.SH Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:20
Armend Muja

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka thënë se asociacioni do të thotë territorializim i të drejtave dhe instrumentalizim i serbëve në Kosovë.

Ai thotë se ky asociacion avancon ndikimin e Serbisë në Kosovë.

Postimi në Facebook:

Asociacioni, në çdo format të tij, do të thotë territorializim i të drejtave dhe instrumentalizim i serbëve në Kosovë. Ai është kërkesë dhe synim i Serbisë. Nuk është për serbët e Kosovës. Është kundër Kosovës. Nuk i avancon të drejtat e serbëve. Avancon ndikimin e Serbisë në Kosovë. Nuk i integron serbët. I ndanë dhe i izolon ata. Bashkëjetesa, jo izolimi, është vlerë perëndimore. Kështu na është thënë në dy dekadat e fundit. Kështu vazhdojmë të besojmë edhe sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat