Qeveria e Kosovës shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Aktuale

Qeveria e Kosovës shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 09:22
Foto ilustriml

Qeveria e Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri.

Në komunikatën e tyre thuhet se mbesin me shpresë që ky numër të mos rritet më shumë, teksa të lënduarve u kanë uruar shërim të shpejtë

Me dhimbje të madhe morëm lajmin për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku humbën jetën shumë qytetarë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Raportet e para tregojnë për pasoja jashtëzakonisht të mëdha në njerëz dhe në objekte banimi.

Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit. Shpresojmë që në orët në vijim të mos rritet numri i viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim.

Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat