Sërish i rremë kërcënimi për bombë në aeroport

Aktuale

Sërish i rremë kërcënimi për bombë në aeroport

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Kërcënimi i dytë me bombë në Aeroportin e Prishtinës, ka rezultuar të jetë sërish i rremë.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. Ajo tha se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se rasti po trajtohet nga njësitet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat