“Të bashkohemi në marshin kundër Asociacionit një etnik”

Aktuale

“Të bashkohemi në marshin kundër Asociacionit një etnik”

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 15:15
Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit

Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit ka dal në mbështetje të marshit kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ata madje ftuan të gjithë qytetarët që të bashkohen kundër këtij asociacioni.

Marshi i organizuar nga Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës, do të mbahet më 15 shkurt, para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00,

E sot në mbështetje të këtij marshi doli edhe Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit. Kryetari i kësaj shoqate, Naim Zhitia ftoi të gjithë të dalin në mbështetje të marshit kundër të keqes që po iu kanoset Kosovës.

Zhitia: Ftoj të gjithë të dalin në protestën kundër Asociacionit

“Shoqata jonë mbështet fuqimisht kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës për rezistencën në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të territorit të Kosovës. Demonstratë mbahet me 15 shkurt dhe fillon në ora 16:00 te Biblioteka Kombëtare. Edhe një herë ftojë të gjithë shqiptarët që pa dalim ta mbështesim protestën për arsye të kësaj të keqe që po donë t’i veshët vendit tonë”, tha ai.

Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës në njoftimin për marshin e 15 shkurit, konsideroi se Asociacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe se nuk do të thotë më shumë të drejta për komunitetin serb, por më shumë ndikim të Serbisë mbi territorin e Kosovës.

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë për të cilin ende nuk ka kërkuar falje. E kaluara në vendet e rajonit na ka dëshmuar që asociacioni do të thotë autonomi e cila më pas ka shpier në luftë. Në vend se të flasim lidhur me marrëveshjen e cila parasheh njohjen reciproke të diplomave universitare në mes Kosovës dhe Serbisë, sot flitet vetëm për asociacionin një etnik që cenon stabilitetin dhe paqen e shtetit tonë. Prandaj të mërkurën e 15 shkurtit, përveçse kremtojmë përvjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, MARSHOJMË BASHKË KUNDËR ASOCIACIONIT. Me këtë rast Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pavarësisht bindjeve politike, që të na bashkohen në marshin kundër asociacionit një etnik”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat