Konjufca pret anëtarësim të lehtë të Kosovës në Këshillin e Evropës

Aktuale

Konjufca pret anëtarësim të lehtë të Kosovës në Këshillin e Evropës

Më: 22 mars 2023 Në ora: 21:32
Glauk Konjufca

Kosovës i është premtuar anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe në NATO, por Serbia është duke u trajtuar në mënyrë të butë nga bashkësia ndërkombëtare. Po kërkojnë vetëm nga Kosova që t’i plotësojë detyrimet e veta, por këtë nuk po e kërkojnë edhe nga pala serbe.

Marrëveshja e 27 shkurtit dhe aneksi i saj, i dakorduar në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, ka tri dimensione nga të cilat përfiton vendi ynë, thotë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit.

“Aty thuhet se janë tri dimensione mbi të cilat përfiton Kosova. E para, po bahet një hap gjigant i njohjes defakto të Kosovës nga ana e Serbisë”, tha Konjufca.

Kjo nënkupton që Kosova funksionon si entitet dhe se Serbia nuk mundet më t’i fusë hundët dhe të përzihet me asgjë.

Aty përfshihet njohja e simboleve, e dokumentacionit, pasaportave e deri te mallrat e doganat.

“Të njeh si shtet. Po ashtu në arenën ndërkombëtare, nuk të pengon në institucionet ndërkombëtare. Anëtarësimi në Këshill të Evropës do të jetë shumë i lehtë. Në Partneritetin për Paqe me NATO rruga e Kosovës do të shtrohet shpejt, pra këto janë përfitimet e Kosovës, thotë Konjufca.

Por, pavarësisht këtyre përfitimeve, Konjufca nënvizon se nëse Kosovës i kërkohet një çmim i lartë, siç është krijimi i një entiteti të ri territorial (asociacion me kompetenca ekzekutive), atëherë asgjë më nga këto beneficione nuk kanë vlerë, pasi që një entitet i tillë nuk mund të pranohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat