Kurti e njoftoi Begajn për marrëveshjen e Ohrit

Aktuale

Kurti e njoftoi Begajn për marrëveshjen e Ohrit

Më: 26 mars 2023 Në ora: 15:01
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u prit sot në takim nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Duke e falënderuar për mikpritjen dhe bashkëpunimin e afërt, siç u bë e ditur në komunikatë, Kurti e njoftoi Begajn për qeverisjen dyvjeçare dhe progresin e Kosovës, me theks në sundim të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe avancimin demokratik të vendit.

Kurti dhe Begaj diskutuan për takimin e lartë politik në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të datës 18 mars në Ohër. Me këtë rast, kryeministri Kurti e njoftoi presidentin Behaj për marrëveshjen e arritur, elementet e saj, dhe për qasjen e konstruktive që Kosova ka ndjekur në këtë takim, por edhe gjatë gjithë procesit.

“Presidenti Begaj falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën, teksa dha vlerësimin e tij për arritjet e qeverisjes dhe mbështetjen për qëndrimin dhe lidershipin e treguar në arritjen e marrëveshjes mbi aneksin e zbatimit të Propozimit Evropian, tashmë Marrëveshje Bazë”, u bë e ditur në komunikatë.

Begaj, gjithashtu theksoi mbështetjen e tij dhe të Shqipërisë ndaj Kosovës për anëtarësimin e saj në NATO.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar gjatë ditës me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn dhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat