BE: Puna e gjykatave të komunikohet në mënyrë më proaktive

Aktuale

BE: Puna e gjykatave të komunikohet në mënyrë më proaktive

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) po mban diskutimin lidhur me mënyrat e rritjes së transparencës gjyqësore dhe përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat.

Shefja e zyrës për shtyp dhe informim publik dhe zëdhënësja e EULEX-it, Loanna Lachana ka thënë se puna e gjykatave duhet të komunikohet në mënyrë proaktive.

"Kur gjykatat të flasin në gjuhën e tyre, është e vështirë që qytetarët që të vijnë afër gjykatave. Puna e gjykatave duhet të komunikohet në mënyrë proaktive...Kur parashkrimi i veprës penale arrihet, gjykata duhet të jetë në pozitë të shpjegojë veprimet që kanë ndërmarrë", ka thënë ajo.

Më tej, Andrej Bozhinovski, i cili është asistent i doktoratës në Fakultetin Juridik në Zagreb ka prezantuar Këshillin Gjyqësor-Medial të Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se para themelimit të këtij këshilli, gazetarët nuk kanë pasur qasje në gjykata dhe se kanë pasur probleme me zëdhënësit.

"Detyra kryesore e Këshillit të promovojë rrëfimet e verifikuara që vijnë nga gjykatat. Në vitin 2015, në Maqedoni ka qenë skandali i përgjimeve, ka ndërruar lojën se si publiku ka qenë i njoftuar për hetimet e përsipër. Kur rastet nga faza hetuese kanë shkuar në gjykatë, topi ishte te oborri i tyre. Modeli i gjyqësorit është kritikuar shumë. Kemi pasur jo të dhëna informative për mediat. Besimi në gjyqësor ka filluar të zvogëlohet", tha ai.

Bozhinovski shtoi se këshilli është i përbërë nga gazetarë e gjyqtarë. Ai theksoi se janë mbajtur trajnime se si të shkruhet një komunikatë e qartë më pak se një faqe.

Sipas tij, në Kosovë duhet të ketë hapje te dialogut mes gjyqtarëve dhe gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat