Deçan: Kërkohet paraburgim për arsimtarin që dyshohet se puthi nxënësen e mitur

Aktuale

Deçan: Kërkohet paraburgim për arsimtarin që dyshohet se puthi nxënësen e mitur

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Kërkesa për paraburgim për profesorin nga Deçani pritet të dorëzohet sot gjatë ditës nga ana e prokurorit.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

"Prokurori është duke e përpiluar kërkesën për paraburgim”, tha Nikçi.

Ai shtoi se ndaj arsimtarit janë marrë edhe veprime tjera hetimore.

Atij i është konfiskuar edhe telefoni”, tha ai.

Ai dyshohet se e ka puthur një nxënëse të klasës së shtatë.

Rasti ka ndodhur në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan dhe është cilësuar si “Sulm seksual”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat