Dy viktima nga vërshimet në Pejë, Policia jep detaje

Aktuale

Dy viktima nga vërshimet në Pejë, Policia jep detaje

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 06:41
Pamje nga vërshimet në Pejë

Pas vërshimeve në Pejë është shënuar edhe vdekja e dytë, ku si pasojë ka humbur jetën nëna e fëmijut 5-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Po, edhe nëna e fëmijut është gjetur e vdekur. Pas përpjekjeve të policisë, nga njësitet policore është arritur të gjendet edhe trupi i pajetë edhe nënës së fëmijut. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor”, është shprehur Gashi.

Kujtojmë se pas vërshimeve që kanë kapluar qytetin e Pejës, si pasojë një fëmijë i moshës rreth 5-vjeçare ka humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat