(S)ka zgjedhje në shtator

Aktuale

(S)ka zgjedhje në shtator

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Ani se në fillim rezistuan, Qeveria Kurti dikur u pajtua që të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat veriore.

Veçse kësaj radhe ata e kishin një kusht.

Shkuarja në zgjedhje të mos bëhet në asnjë formë tjetër, përveç organizimit të peticionit nga qytetarët veriorë, për shkarkimin e katër kryetarëve aktualë.

Ekzekutivi ka nisur rrugën ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve atje.

Por ky proces vështirë se do të mbahet në muajin shtator.

Kjo për shkak të kohës së limituar që ka mbetur dhe formës që qeverisja aktuale e ka zgjedhur për ta uar veriun në zgjedhje.

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, thotë se pret që të ketë takim mes kryetarëve të zgjedhur në komunat veriore për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Ky madje kritikon formën që qeveria ka zgjedhur për ta zgjidhur situatën atje.

Se shtatori nuk do të jetë muaj zgjedhor në veri po e thotë edhe Tomor Avdijaj.

Mirëpo, ky ka një shpjegim tjetër rreth kësaj çështje.

Zgjedhjet e prillit të këtij viti zgjodhën katër shqiptarë në krye të katër komunave veriore.

Mospjesëmarrja e serbëve lokalë atje dhe dalja e numrit të vogël të votuesve bënë që faktori ndërkombëtar të kërkojë përsëritje të tyre.

Mirëpo, deri më tani nuk ka konfirmim nga Lista Serbe se do të marrin pjesë në zgjedhje të reja kurdo që do të organizohen ato.

Kjo parti politike e ka kushtëzuan pjesëmarrjen me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat