Ngjarjet për ditën e nesërme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 22:07
Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”. (Hotelin “Venus” në afërsi të qendrës tregtare QMI, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, ora 08:45)

Mbahet Konferenca shkencore ndërkombëtare "Studimet për shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Evropës Veriore". (Akademia e Shkencave e Arteve e Kosovës, ora 09:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës salla N-302, ora 09:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, konstituon komisionin. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:30)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për kadastër të pronës së paluajtshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:30)

Mbahet konferenca “Siguria në Ballkan - avancimi i sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Sense Cyber Research Center dhe Chevening Alumni Kosovo (CAK). (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30)

Vazhdimi i seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
 

Mbahet uorkshopi “Bëjeni realitet tranzicionin energjetik, bëni tranzicionin të drejtë — në Kosovë”. (Hotel “Sharri”, Prevallë, Prizren, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “(Dy) Sovranë në një tren - Ngritjet e pakta dhe uljet e shumta të Iniciativës për Fondin Sovran në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, salla “Kastori”, Prishtinë, ora 10:00)

Departamenti i Historisë i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, organizojnë konferencën shkencore "Çështja shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913)". (Fakulteti Filozofik, Departamenti i Historisë, salla 014, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjilanit. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës - debat parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

Fondacioni “Hapësirë/a për ndryshim shoqëror” organizon panel diskutimi me temën “Dialogu në labirint”. (Qendra Barabar, Hotel “Grand”, kati i katërt, Prishtinë, ora 13:00)

Drejtoria komunale për Shëndetësi e Mitrovicës Jugore në bashkëpunim me Grupin e Grave Asambliste, në kuadër të fushatës “Tetori – Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”, do të organizojnë marsh. (Nisja nga sheshi “Isa Boletini” deri te sheshi “Adem Jashari”, Mitrovicë, ora 13:00)

Mbahet seanca e apelit në rastin e Salih Mustafës. (Hagë, ora 13:30- 17:10)

Oda e Mjekëve të Kosovës mban Kongresin e Pestë vjetor të mjekësisë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 18:00)

Me rastin e përfundimit të misionit, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe Luljeta Minxhozi do të organizojnë pritje. (Restoranti “Grand events”, magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, km 3, ora 18:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat