QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Gjilan

Aktuale

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Gjilan

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 21:33
Plagoset një person në rrugën Gjilan-Kamenicë

Një person është plagosur pasditen e së mërkurës si pasojë e një incidenti me armë zjarri, që dyshohet se ka ndodhur në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike karburanti.

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë konfirmuar se i njëjti është pranuar për trajtim.

Mjekja kujdestare në Emergjencën e QKUK-së, Dafina Basholli, ka bërë të ditur se gjendja e tij është e rëndë dhe aktualisht po kryhen ekzaminimet mjekësore.

Ndryshe zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë sekuestruar prova materiale që lidhen me rastin.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, ka thënë Hashani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat