Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës në Uashington

Aktuale

Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës në Uashington

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 16:50
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka mirëpritur deputetin Shaip Kamberi në ambientet e Ambasadës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka mirëpritur në ambientet e Ambasadës kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe deputetin Shaip Kamberi.

Personalitetet ndodhen në Uashington, D.C., me rastin e pjesëmarrjes në Mëngjesin Tradicional të Lutjeve, një ngjarje e rëndësishme që mbledh liderë politikë dhe institucionalë nga e gjithë bota.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në Kosovë.

Postim i plotë:

Ambasadori Dugolli kishte kënaqësinë të mirëpresë në Ambasadë Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe deputetin Shaip Kamberi, të cilët ndodhen në Uashington, D.C., për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat