Pika që LDK kërkoi të shtohet në rezolutë për vrasjet e pasluftës, e që u refuzua

Aktuale

Pika që LDK kërkoi të shtohet në rezolutë për vrasjet e pasluftës, e që u refuzua

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 20:54
Jehona Lushaku – Sadriu

LDK nuk mori pjesë fare në votimin për Rezolutën e Hagës, në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt sot.

Kjo parti kërkoi paraprakisht që të shtohet një pikë shtesë.

Shefja e Grupit Parlamentar, Jehona Lushaku – Sadriu, e lexoi pikën që kërkuan t’i bashkëngjitet rezolutës.

“Kjo rezolutë kërkon nga të gjitha institucionet e rendit dhe ligjit në Kosovë, si dhe inkurajon mbështetjen ndërkombëtare për intensifikimin e përpjekjeve drejt zbardhjes të vrasjeve të pazbuluara, gjatë dhe pas periudhës së luftës në Kosovë, që të sigurohet drejtësia për të gjitha viktimat, të zbardhet e vërteta dhe të fuqizohet shteti i së drejtës.”

Por, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se duhet të vazhdohet me propozimin e PDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat