Çështja e presidentit, Konjufca: Varet nga vullneti i opozitës, LVV s’insiston për emrin

Aktuale

Çështja e presidentit, Konjufca: Varet nga vullneti i opozitës, LVV s’insiston për emrin

Më: 15 prill 2026 Në ora: 10:20
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka treguar që negociatat për zgjedhjen e presidentit po vazhdojnë dhe zgjidhja, sipas tij, do të varet nga vullneti i opozitës.

“Bisedat po vazhdojnë mes kryeministrit dhe partive politike. Ka takuar kreun e LDK-së, një ftesë ia ka dërguar edhe PDK-së. Ata kanë kërkuar disa sqarime shtesë, të cilat me siguri që kryeministri do u përgjigjet shpejt. Ka përpjekje për të shkuar në një marrëveshje”, tha Konjufca.

Ai tha se opozita duhet të tregojë se çfarë kërkon.

“Vetëvendosja nuk insiston patjetër që të ketë emrin e saj në zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk ka pasur vullnet, është vërtetuar në seancë ku nuk kanë ardhur. Kjo tregon se ata kërkojnë diçka tjetër, por mirë është të na e thonë se çfarë kërkojnë”, shtoi Konjufca, shkruan A2.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat