Ja pasuria dhe të ardhurat vjetore të Albin Kurtit

Aktuale

Ja pasuria dhe të ardhurat vjetore të Albin Kurtit

Më: 17 prill 2026 Në ora: 16:36
Kryeministrit Albin Kurti

Kryeministrit Albin Kurti ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas deklarimit të tij vjetor, ka deklaruar para të gatshme në emër të tij 16.41 euro - centë, ndërsa në emër të bashkëshortes së tij 19 mijë e 500 euro me prejardhje nga paga dhe trashëgimi nga prindi, kurse 2000 euro kursime të vajzës dhe 50 euro tjera të vajzës, që deklaron në formular se e kanë prejardhjen nga familjarët.

Në deklarimin e vitit të kaluar, Kurti kishte pasur kursime 1 mijë e 800 euro.

Kryeministri Kurti, përveç kësaj ka deklaruar edhe pasurinë e paluajtshme, cili deklaron banesën e bashkëshortes, në vlerë 530.000 euro.

Nga deklarimi i Kurtit shihet po ashtu se shihet se atij i është shtrenjtuar qiraja e banesës për 100 euro, ani se i kanë rënë kursimet.

Në këtë deklarim, Kurti ka deklaruar kredinë e bashkëshortes në vlerë të mbetur 160.000 euro, dhe ka renditur qiranë e banesës që tash e paguan 350 euro, nga 250 sa e paguante një vit më parë.

Për të hyrat vjetore, Albin Kurti ka renditur 21.315 euro nga paga si Kryeministër dhe 51 mijë euro të bashkëshortes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat