Kurti udhëton në Gjermani, hap konferencën “Future Industry Minds 2026”

Aktuale

Kurti udhëton në Gjermani, hap konferencën “Future Industry Minds 2026”

Më: 10 maj 2026 Në ora: 20:37
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Gjermani, ku pritet të marrë pjesë në një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare të fokusuar në zhvillimin industrial dhe inovacionin.

Gjatë qëndrimit të tij në Gjermania, Kurti do të marrë pjesë në konferencën “Future Industry Minds 2026”, e cila zhvillohet në ambientet e Schloss Bensberg, një nga lokacionet e njohura për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare të nivelit të lartë.

Sipas agjendës së vizitës, Kurti pritet të mbajë fjalimin hyrës në hapjen e konferencës, duke theksuar rëndësinë e transformimit industrial, digjitalizimit dhe inovacionit si shtylla të zhvillimit ekonomik në të ardhmen.

Konferenca “Future Industry Minds 2026” mbledh përfaqësues të qeverive, ekspertë të industrisë, si dhe kompani ndërkombëtare që operojnë në fushën e teknologjisë dhe prodhimit të avancuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat